• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmon e mbijetuara e atentatit te 1 Maji: Si u shpëtova plumbave

by Java News
30/11/2016 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

da Gjura, e mbijetuara e atentatit të ndodhur një vit më parë në lulishten “1 Maji”, në Tiranë ka shpjeguar para hetuesve të çështjes momentet kur drejt makinës ku ajo ndodhej së bashku me tre miqtë e saj i derdhën breshëri plumbash. Më 1 tetor të vitit të shkuar, viktimë e ngjarjes së rëndë mbetën Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Ndërsa u plagos lehtë në krahun e djathtë Elvis Gaçaj, i cili rezultoi të ishte edhe objektivi i këtij atentati. Për këtë ngjarje u shpallën fajtorë Sael Sulaj dhe shoku i tij, Vasiel Çavo. Një muaj më parë, togat e zeza të kryeqytetit dënuan me burg përjetë Sael Sulajn dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg.

Ndërsa, bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg. Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, Gaçaj u kishte propozuar që të punonin për të, për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe Kompleksin Sportiv “Dinamo”. Dy të pandehurit nuk kanë pranuar, ndërsa Gaçaj i kishte dhunuar. Ndërsa, Elvis Gaçaj u gjykua i veçuar nga dy të pandehurit, të akuzuar si autorë të masakrës. Ai u dënua me 3.4 vite burg për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”. Sipas gjykatës, ai është zotëruesi i një sasie prej 3.8 gr kokainë, e sekuestruar në banesën e viktimës Rugova pas ngjarjes. Origjina e lëndës narkotike u sqarua nga Kristjana I., e cila u gjet e mbyllur në banesën e Rugovës. Ajo shpjegoi para hetuesve se bashkëjetonte me Rugovën që prej gjashtë muajsh. Sipas saj, kokaina i ishte dhënë Kevinit nga Elvis Gaçaj, pasi Kevini ishte përdorues i kësaj lënde narkotike.

Eda Gjura
Eda Gjura ishte dëshmitare në vendngjarje, e cila ka shpjeguar se gjatë pasdites së datës 01.10.2015, ka qenë në shoqërinë e shoqes së saj, Aurora Oskian dhe shtetasve Kevin Rugova dhe Elvis Gaçaj dhe kanë lëvizur me automjetin BMW të këtij të fundit. Ajo ka shpjeguar tërë itinerarin e lëvizjes deri në kohën kur parkuan makinën pranë lulishtes “1 Maji” dhe janë ulur në një lokal për të darkuar. Rreth gjysmë ore më vonë, ata janë ngritur dhe kanë hipur në makinë. Sapo mjeti ka lëvizur, Eda ka dëgjuar disa të shtëna arme dhe instinktivisht është ulur për t’u mbrojtur. Pas pak sekondash, ka ngritur kokën dhe ka parë që Elvisi nuk ishte në timon dhe ka dëgjuar nga një zë gruaje që kalonte aty pranë që thoshte: “Ia paskan hapur kokën asaj vajzës dhe ai djali po dridhet”. Deklaruesja pohon se gjatë kohës së goditjes me armë zjarri, ajo nuk e kishte parë se kush kishte qëlluar dhe as nuk kishte dijeni se kush mund ta kishte bërë këtë veprim.

Elda Sulaj
E pyetur si person që mund të kishte dijeni për krimin e kryer ka qenë edhe shtetasja Elda Sulaj, nëna e Sael Sulajt. Ajo ka shpjeguar se më 01.10.2015, rreth orës 19:40, ka qenë në shtëpinë e saj, kur ka dëgjuar krisma arme. Fillimisht ka menduar se ishin fishekzjarrë, por kur ka parë që ato nuk ndalnin, ka menduar se ishin breshëri arme që vinin nga poshtë pallatit. Sapo kanë mbaruar të shtënat, ka dalë në dritare dhe ka vënë re që kishte tym dhe pluhur. Ka zbritur poshtë pallatit për të parë, ku ka konstatuar shumë vetë dhe sakaq i ka telefonuar Saelit në celular, ai i ka thënë se ndodhej te “Zogu i Zi”. Ajo shpjegon se rreth 20-30 minuta para se të ndodhte ngjarja, Saeli ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë që të fuste brenda një bluzë me kapuç dhe mëngë të gjata. Bluza ishte sintetike, ngjyrë gri me dy sy si të maçokut para. Pas kësaj, ai ka dalë sërish dhe më vonë kanë nisur krismat. Ndërkaq, kur Saeli ka sjellë këtë bluzë, kishte veshur një tjetër bluzë, të cilën e ëma nuk ia kishte parë më parë. Po kështu, ajo shpjegon se Saeli ka pasur të veshur një bluzë të zezë me të kuqe në pjesën e parme dhe 20 minuta pasi policia ka shkuar te shtëpia, ajo i ka telefonuar Saelit në numrin e telefonit 067xxxx794. Telefoni ka qenë i fikur, por ajo i ka telefonuar dhe disa herë të tjera dhe telefoni i ka dalë i fikur. Rreth orës 23:00, ajo sqaron se Saeli ka telefonuar në numrin fiks të shtëpisë dhe i ka thënë se do qëndronte te një shok i quajtur Hermes dhe se i kishte mbaruar bateria. Për telefonata, ai i ka thënë të ëmës që ta merrte te numri celular 069xxxx024.

Maksim Abazaj
Maksim Abazaj ka treguar se ka qenë duke shëtitur qenin e tij para pallatit dhe gjatë kësaj kohe ka vënë re një djalë rreth 180 cm shtatlartësi, i dobët, i veshur me xhup të errët me kapuç në kokë, të cilit ai nuk ia pa dot fytyrën dhe ka kaluar më pas nga krahu tjetër i pallatit. Pas pak minutash, aty kanë kaluar dy çifte të rinjsh, që janë drejtuar për te një automjet BMW dhe pasi kanë hipur në makinë, ai ka qenë rreth 7m larg makinës. Pasi ka kaluar rreth një minutë nga koha kur të dy çiftet hipën në BMW, ai ka dëgjuar të shtëna të forta, për të cilat ka menduar se ishin fishekzjarrë dhe është kthyer për të parë, pasi ka menduar se këto fishekzjarrë vinin nga makina. Aty ka vënë re që nga sheshpushimi i pallatit, një person i veshur me xhup me kapuç të errët mbante me të dyja duart një armë të gjatë dhe nga tyta dilte flakë e të shtënat ishin breshëri. Aty ka dëgjuar të bërtiturat e një femre dhe ka parë që makina po ecte ngadalë mbrapsht derisa është përplasur me një tjetër mjet. Personi që kishte qëlluar me armë drejt makinës ka zbritur nga sheshpushimi dhe është larguar me vrap drejt rrugës “Gjin Bua Shpati”. Ndërsa autori ka ikur me vrap, shoferi i BMW-së ka hapur derën dhe është larguar me vrap në drejtim të krahut tjetër të pallatit, pa u dhënë ndihmë atyre që kishin mbetur në makinë. Vetëm pas pak sekondash, nga drejtimi i rrugës “Gjin Bua Shpati” vjen me vrap i njëjti person, me të njëjtën veshje dhe me të njëjtën shtatlartësi. Ky shtetas mbante në dorë një send të gjatë të mbështjellë me ngjyrë të kuqe dhe është larguar me vrap në drejtim të personit që doli nga BMW.
BW/d.i.

Next Post
Rivlerësimi i pronave, formulari në Hipotekë dhe harta e çmimeve për Tiranën

Rritja e pagave për 110 mijë punonjës të administratës, ja formula e realizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

December 21, 2025
Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In