• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitë tronditëse të vajzave të shfrytëzuara për prostitucion dhe riintegrimi në shoqëri

by Java News
04/07/2017 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri një fenomen që vazhdon, megjithëse në mënyra dhe forma të reja. Vazhdojnë gjithashtu edhe vështirësitë për t’u riintegruar në shoqëri. Trafikantët si gjithmonë përdorin mashtrimin për një jetë më të mirë. Identiteti i viktimave në materialin që do të ndiqni është mbrojtur, duke modifikuar zërin dhe figurën. Materiali në vijim është një bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe rrjetit BIRN të gazetarisë investigative.

Stigma i bën vajzat e trafikuara dy herë viktima.

Të gjithë kanë të drejtë për një fillim të ri. Edhe viktimat e trafikimit. Por, shpesh, kur sapo ka marrë fund kalvari i “rrugës” , nis përballja e tyre me paragjykimin, stigmën dhe refuzimin e njerëzve të dashur, familjes dhe shoqërisë.

“Alo mami si je. Më mungoni shumë. Jam edhe e mërzitur. Kur flas me ju më jepni forca.”

Një zë i dashur e familjar mund të të ndryshojë jetën. Po në disa raste është thuajse e pamundur të marrësh atë që të mungon aq shumë.

Kjo 19 vjeçare është një nga mijëra vajzat shqiptare të trafikuara ndër vite. Një nga viktimat e një fenomeni të dhimbshëm që vazhdon, shpesh, me mënyra e forma të reja, por gjithmonë përmes mashtrimit për një jetë më të mirë e me qëllimin e vetëm shfrytëzimin maksimal të viktimës.

Ajo ja ka dalë t’i shpëtojë rrugës, pas vitesh shfrytëzimi jashte Shqipërisë. Prej disa muajsh ndodhet në qendrën “Të ndryshëm dhe të barabartë” në përpjekje për t’iu rikthyer jetës normale. Por, ndërsa ka lënë pas momentet më të errëta të jetës, po përballet me të tjera vështirësi – marrëdhënien shumë të vështirë me familjen për të cilën ka nevojë më shumë se kurrë, paragjykimet e stigmën.

Shpesh, kjo vjen nga mosnjohja për atë që një viktimë ka kaluar. Për orët e saj të errëta.

“Në momentet e mia të këqia kam ndjerë dhimbje. Isha shumë e lënduar, e frikësuar. Më rrihnin. Nuk dija ku isha. Isha krejt vetëm. Mendoja gjëra të frikshme. Kujtoja se nuk do të kthehesha më te familja ime e nuk do të isha më e lumtur.” – rrëfen 19 vjeçarja

Një tjetër vajzë e re, në një situatë të ndryshme trafimkimi, por në të njëjtin makth tregon.

“Gjatë asaj kohe jam ndjerë shumë keq, në fakt. Kam shkuar deri në masa ekstreme. Nuk doja të jetoja më.”

Një pjesë e madhe e viktimave vijnë nga situata dhe familje problematike. Mirëkuptimi dhe dashuria e familjes do të ishte fillimi i rikthimit në jetën normale. Por shpesh janë ato të parat që i refuzojnë.

Sipas Stela Tanellarit, manaxhere projekti në organizatën “Të ndryshëm dhe të barabartë” muajt e parë të riintegrimit janë shumë të vështirë.

“Në shumicën e rasteve viktimat e trafikimit ndihen të refuzuara nga familja e tyre, nga anëtarët e familjes, apo edhe nga komuniteti. Në përgjithësi janë baballarët dhe vëllezrit ata që refuzojnë më tepër vajzën.”

Këtë e pohon edhe njëra prej të trafikuarave.

“Dy vëllezërit kanë reaguar shumë keq dhe i kanë thënë babit të mos më pranojnë në shtëpi. Jam ndjerë shumë e lënduar nga vëllezrit dhe nuk e prisja, se janë gjëra që kujtdo mund t’i ndodhin.”

Një nga pengesat e mëdha për të dalë nga situata është edhe ndjenja e fajit, që i shoqëron gjithmonë këto vajza dhe sidomos mos-falja e vetes.

“Në disa momente jam ndjerë në faj e thosha përse e bëra këtë gabim, por më vonë e kuptoja që kam qenë shumë e vogël dhe jam gënjyer”, – thotë 19 vjeçarja.

Anila Trimi ka mbi 20 vjet që punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendëshme. Ka kaluar me dhjetra raste personash të trafikuar dhe është marrë me hetimet konkrete të veprave penale, që kanë pasur lidhje me trafikimin.

Ajo flet edhe për anën tjetër të medaljes, për rastet kur familjet i presin sërish në gjirin e tyre fëmijët e trafikuar, që janë edhe më pozitive, për sa i takon procesit të riintegrimit

“Ka familje që, pavarësisht nivelit të tyre arsimor, pavarësisht, nivelit ekonomik janë mikpritëse të fëmijës, të familjarit të tyre dhe duan të marrin pjesë e asistojnë sa të jetë e mundur integrimin e një personi dhe nuk ka gjë më të mirë se kjo.” – thotë Anila Trimi

“Unë nuk ja uroj askujt atë që përjetova vetë. Gjithmonë prindërit duhet të jetë mbështetja e fëmijevë, në çdo situatë të vështirë që ata mund të ndodhen. Të mos i braktisin kurrë.” – apelon njëra nga vajzat.

Por paragjykimet, e me raste edhe reagimet negative, hasen edhe në ambiente sociale, madje edhe aty ku mendjojmë se duhet të jemi të mbrojtur.

Ja çfarë rrefen 19 vjeçarja e trafikuar:

“Kur po më shoqëronin në shtëpi më kanë gjykuar, më kanë sharë oficerët. Më kanë thënë fjalë banale gjatë gjithë rrugës. Për 3 orë.”

Shpesh shoqëria është edhe më refuzuese. Sipas Drejtores së Antitrafikut, viktimat e trafikimit vuajnë faktin që nuk trajohen si gjithë të tjerët dhe që ëndrra e tyre është prerë në mes. /Zëri i Amerikës/

a.ç

Next Post
Braçe apel Bashës për Sadri Abazin, merr si shembull rastin ‘Kokëdhima’

Braçe: Krisja me Metën nisi një vit më parë, LSI u tall publikisht me PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In