• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitë tronditëse të fqinjëve: Si u mbytën nënë e bijë në fshatin e Pogradecit

by A R
07/10/2019 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familje të shumta nga fshati Alarup i Pogradecit i hapën gropat e thella, në formë rezervuari, me qëllim vaditjen, pasi siç shprehet ata, nuk ka mundësi tjetër për të punuar dhe mbijetuar në bujësi. “Ne nuk kemi ujë për të pirë, e jo për vaditje,” tha një banor i shatit, teksa të gjithë ishin të tronditur nga tragjedia, ku një nga puset e hapura për vaditje humbën dje jetën nënë e bijë.

Nga hetimet dhe dëshmitë, vajza 10-vjeçe rrëshqiti dhe ra në pusin e thellë, ndërsa e ëma 35-vjeç u hodh ta kapte e ta shpëtonte, por nuk ia doli dot as vetë të mbijetonte.

I ati i vajzës ishte në emigrim, ndërsa dy vajzat e tjera të familjes, shkuan të shihte çka ngjarë, por kur nuk panë as të ëmën dhe as motrën, të alarmuara lajmëruan  të afërmit. Gjyshi i vajzës raportohet se i kishte nxjerrë ato ta pajeta nga pusi, kur policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje. Po dje u konfirmua nga blutë se vdekja e Liri Mazelli 35-vjeçe, nënë e katër fëmijëve dhe së bijës E. Mazelli 10-vjeçe, ishte aksidentale.

Banorët të tronditur raportojnë se gropat, janë shumë të rrezikshme por është mungesa e një sistemi vaditës, i detyron që t’i hapin ato, edhe pse paraqesin rrezik. Po kështu banorët e këtij fshati ngrenë edhe shqetësimin e ujit të pijshëm, që mungon prej kohësh në zonë.

Për mediat kryeplaku i këtij fshati Adriatik Hoxhallari, ka treguar edhe të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën nënë e bijë.

Ndër të tjera ai ka thënë se këto gropa vijojnë të mbeten një problem i madh dhe mund të ketë pasoja të tjera.

“E ndjera është afruar tek ara, bashkë me fëmijën. Në një moment fëmija është shkëputur për të mbledhur arra, ose për të luajtur dhe ka rrëshqitur në brendësi të gropës. E ëma  duke parë mungesën e fëmijës është afruar tek gropa, duke parë mungesën e fëmijës ka parë shapkat jashtë dhe është hedhur në gropë. Fatkeqësi e të dyjave” dëshmoi kryeplaku.

“Personi i parë që është afruar ka qenë vajza e madhe e viktimës së bashku me vajzën e saj të vogël që e kishte në krahë. Duke vërejtur mungesën e nënës dhe të motrës, ajo ka lajmëruar gjyshin. Pas kërkimit me mjete rrethanore ata kanë nxjerrë dy trupat jashtë. Gropa të tilla janë krijuar për shkak të mungesës të sistemit vaditës dhe mungesës së ujit të pijshëm . Problemi është i madh mund të humbasin jetën shumë fëmijë” u shpreh Hoxhallari.

Banorët thonë se edhe një çezme që ka fshati për ujë të pijshëm, ka dalë nga ekspertiza i papërdorshëm.  Banorët bëjnë thirrje që shteti të ndërhyjë dhe të normalizojë situatën me ujin, pasi në këto kushte mund të përsëriten tragjedi të tjera, tronditëse.

/a.r

Next Post
Lotaria me kuponin tatimor, tre çmime çdo muaj, nga 50 mijë deri në 10 mijë euro

Lotaria me kuponin tatimor, tre çmime çdo muaj, nga 50 mijë deri në 10 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In