• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dëshmitë tronditëse për Banjskën: Sulmet nuk ndalonin, s’i jepnim dot ndihmë Bunjakut

by B K
09/06/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy efektivët policorë që reaguan ndër të parët pas sulmit në Banjska, e që mbetën edhe të plagosur Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri dolën për herë të para trupit gjykues në seancën për rastin e njëjtë. Në dëshmitë e tyre disa orëshe, ata treguan se ishin pjesë e një njësiti që po përfundonte turnin rreth orës 02:10 të datës 24 shtator 2023 kur kishin kaluar me makina në Banjskë për të kuptuar se diçka po ndodhte.

“Sa kemi arritur në fshatin Banjska më saktësisht të ora, në anën e djathtë të rrugës që të shpien në Banjska, kemi vërejtur dy kamionë pesha të rëndë që kanë barrikaduar urën, kanë qenë të vendosur mbi urë”, u shpreh Alban Rashiti, efektiv policor i plagosur në Banjskë.

“Për shkak se nuk ka pasur valë nuk kanë punuar, as radiolidhja, as telefonat. Kemi vazhduar rrugës për me dal në magjistrale që lidh Zvecanin me Leposaviçin megjet një teren më të përshtatshëm ku punon radiolidhja dhe telefoni”, tha  Çlirim Shaqiri efektiv policor i plagosur në Banjskë.

Pasi kishin marrë urdhrat për t’u kthyer pranë kamionëve të parkuar, rreth orës 3:00 kishin mbërritur edhe dy patrulla nga stacioni policor i Zveçanit në krye me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjaku. Ai tha se sapo ka përshëndetur Bunjakun dhe kanë ndarë detyrat dhe pozicionet dhe është larguar rreth 3 metra ka pasuar një shpërthim të madh, shkruan A2 CNN.

“Shpërthim nuk e kemi ditur se nga ka ardhur, një eksplodim, një minë, vetëm e di se kur e kam kthyer kokën në anën e majtë kam pa zjarr dhe tym të zi dhe kam parë vetën që jam i goditur”, vijoi Rashiti.

Rashiti, të cilit predha i kishte depërtuar nga kraharori drejt gjoksit për t’iu ndalur fare pranë zemrës dhe një tjetër në këmbën e djathtë, kishte kuptuar se edhe Bunjaku ishte goditur.

“Në anën time të majtë kam vërejtur që tashmë rreshteri Afrim Bunjaku ka mbetur i shtrirë në shpinë dhe i gjakosur nga qafa e shpina dhe i palëvizshëm”, shtoi Rashiti.

“Pasi që ka pasur shumë gjuajtje në drejtim timin nuk ka mundur me dërgu veturën afër rreshterit [Afrim Bunjaku] për shkak se vetura ishte dëmtuar shumë rëndë, më është fikur vetura”, tha efektivi Shaqiri.

Shaqiri tha se e kishin të pamundur të jepnin ndihmë për shkak të intensitetit gjithnjë në rritje të sulmeve.

“Në ato momente e kam kontrolluar për puls edhe pse sulmi asnjëherë nuk është ndalur, nuk ka mundur të vërejë puls, por për shkak të sulmit nuk kemi mund t’i japim ndihmë tjetër”, vijoi më tej Shaqiri.

Të dy efektivët thanë sulmet me armatim të rëndë vinin nga dhjetëra pozicione të ndryshme nga fshati Banjskë.

Në rastin “Banjska” po akuzohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët në seancën e parë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

Next Post
“E morën, e shkëputën Kosovën…” Shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

“E morën, e shkëputën Kosovën…” Shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In