• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dëshmitë rrëqethëse/ “E nisën punën duke u lutur në Zot”, mediat turke jehonë ekipit të shpëtimit shqiptar

by Java News
21/02/2023 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat turke i kanë kushtuar një shkrim të gjatë ekipit të shpëtimit shqiptar, të cilët u nisën menjëherë drejt Turqisë pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit.

Për mediat vendase ata janë shprehur se sa e dhimbshme ishte emocionalisht teksa morën pjesë në oepracionet e ndihmës në Turqi.

Ekipi i parë vullnetar prej 10 anëtarësh mbërriti për të marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në qytetin e Malatya.

Nebi Muçaj, drejtuesi i ekupit, tha se ata ishin shumë të emocionuar, veçanërisht kur gjetën babë e bir të përqafuar nën rrënoja, të cilët fatkeqësisht kishin humbur jetën.

“Ngjarja më prekëse, jo vetëm për mua, por për të gjithë anëtarët e ekipit, ishte përqafimi i përjetshëm i babait dhe djalit nën rrënoja. Ishte shumë e dhimbshme për të gjithë. Fillimisht pamë dorën e fëmijës dhe ndërsa vazhduam të gërmojmë ngadalë u zbulua edhe trupi i të atit të fëmijës. Ashtu si kujdesi i përditshëm nga babai ndaj fëmijës me dashuri në jetë. Ne ishim dëshmitarë të këtij përqafimi të pafund”, tha ai.

Ai shtoi se ndiheshin aq të lidhur dhe ndanin dhimbjen e njëjtë sikur viktimat të ishin familjarët e tyre.

“Sinqerisht, është sikur ai është pjesë e familjes sonë. Ishte vërtet e dhimbshme,” shtoi Muçaj.

Një moment tjetër kur ekipi u emocionua ishte kur gjetën një foto të një çifti të sapomartuar, tregoi ai.

”Kur pashë një foto të çiftit të sapomartuar, më goditi zemrën dhe në atë moment mendova se jeta ishte e shenjtë dhe e përkohshme. Duke parë atë lumturi, atë buzëqeshje të përzier në rrënoja, gurët në atë foto, se jeta është e çmuar. Më bën të mendoj. Ajo foto është skalitur në kujtesën time, më duket sikur është në zemrën time”, tha drejtuesi i ekipit të shpëtimit shqiptar.

Një tjetër vullnetar, Skelzen Satri, gjithashtu rrëfeu se momenti më i vështirë ishte gjeta e trupave të dy shtetasve, babë e bir, ku i ati me duar ishte përpjekur për ta mbrojtur djalin e tij.

Gjithashtu ai tregoi se punën e nisën duke iu lutur Zotit që të shpëtonin jetë.

“Isha shumë i emocionuar që munda të arrij sa më shpejt në vendin ku do të kryejmë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të mund të nxjerrim të gjallët nga rrënojat.

Ndërsa, një tjetër anëtar i grupit të shpëtimit, Bujar Rapo, tha se punën e filluan me shprehjen e famshme “mbill një pemë, jep jetë” në zonën e tërmetit, duke thënë: Mund të shpëtojmë një jetë duke hequr një gur.

Më tej ai rrëfeu një moment tepër të vështirë ku një nga të mbijetuarit po telefonte të vëllain i cili kishte humbur jetën në rrënoja.

“Nuk do ta harroj kurrë një të mbijetuar nga tërmeti, i cili i dëshpëruar thirri vëllain e tij nën rrënoja në telefon. Fatkeqësisht, trupi i tij i pajetë u gjet më vonë”, tha Rapo.

Një ekip prej 73 personash të përbërë nga personeli mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit të lidhur me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile morën pjesë në operacionet e ndihmës në Turqinë jugore.

Më shumë se 249,000 personel kërkimi dhe shpëtimi po punojnë aktualisht në terren, sipas Presidencës Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Më shumë se 9,000 ekipe ndërkombëtare të kërkimit dhe shpëtimit kanë marrë pjesë në operacionet pas tërmetit.

Rreth 100 vende kanë ofruar ndihmë deri më tani, ku shumë prej tyre kanë dërguar ekipe shpëtimi.

Të paktën 41,156 njerëz u vranë dhe 105,505 u plagosën nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt.

 

 

Next Post
Transformimi i shërbimit të transportit publik, Veliaj me operatorët: Rrisim më shumë cilësinë e shërbimit për qytetarët; Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta

Transformimi i shërbimit të transportit publik, Veliaj me operatorët: Rrisim më shumë cilësinë e shërbimit për qytetarët; Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Policia ‘blindon’ Tiranën për festimet e Vitit të Ri, shtohen kontrollet dhe patrullimet

December 30, 2025
Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

December 30, 2025
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Situata ligjore e kryetarit Veliaj ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk ndalojnë

December 30, 2025
Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

December 30, 2025
Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com