• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DËSHMITË/ Fjalët e fundit të dy kushërinjve shqiptarë të ekzekutuar në Itali

by Java News
12/11/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin që iu mori jetën dy kushërinjve shqiptarëve në periferi të Milanos. Agron dhe Alban Lleshaj u vranë mbrëmjen e së enjtes dhe ndaj tyre u qëlluan të paktën 10 plumba, ndërsa automjeti “Volswagen Polo” me të cilën udhëtonin u përplas me makinat e parkuara anë rrugës dhe u përmbys.

Në fillim policia e Leganos mendoi se bëhej fjalë për një aksident rrugor, por nga këqyrja e vendit rezultoi se vëllezërit shqiptarë ishin vrarë. Agron Lleshaj, 36 vjeç dhe Alban Lleshaj 29 vjeç (nuk dihet e saktë mosha pasi media të ndryshme italiane raportojnë ndryshe), rezidentë në Canegrate prej një viti, sipas mediave italiane thuhet se kanë qene me precendentë penalë për trafik droge.

Policia është duke ndërtuar skenën e krimit, ndërsa nuk janë kanalizuar vetëm në një pistë. Paraprakisht mendohet se shqiptarët janë ndjekur nga vrasësit, të cilët kanë zgjedhur pikërisht këtë zonë të qetë për të vepruar.

Nga ekspertiza ka rezultuar se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agron.

Ai në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra.

Agron dhe Alban Lleshaj kishin lindur në Rrëshen. Por, para se të lëvizin për në Itali ata jetonin në Lezhë. Përveç trafikut të drogës pista e dytë është ajo e gjakmarrjes, bazuar tek Kanuni. Megjithatë për këtë pistë nuk ka shumë detaje.

Ajo që di policia është se ditë më parë një trafikant shqiptar është arrestuar dhe ai rezulton të jetë xhaxhai i dy viktimave.

BANORËT
“Dëgjova një zhurmë të tmerrshme dhe dola për të parë. Një makinë ishte përmbysur. Mendova se e kishin vjedhur dhe e kishin braktisur, por kur u afrova afër, pashë dy djem në të”, tregon një prej banorëve. Në fakt, ata nuk kanë dëgjuar të shtëna, ndaj kanë lajmëruar policinë për aksident, por vetëm këqyrja në vend e tyre zbuloi se bëhej fjalë për një vrasje.

“Njëri nga djemtë ishte gjallë dhe kërkonte ndihmë. U munduam të kthenim makinën drejt, por nuk mundëm. Kur erdhën karabinierët, ata kishin vdekur”, rrëfen një tjetër banorë.

“Far West” e ka quajtur gazeta “Corriere della Sera”, vrasjen e dyfishtë në periferi të Milanos. Sipas kësaj të përditshmeje, dy vëllezërit janë futur në rrugën “Ancona” për t’i shpëtuar ndjekjes e duket se pikërisht kjo rrugë ka qenë terren i mirë për vrasësin.

Kryetari i bashkisë së zonës tha se vendi i tij ishte kryesisht i qetë. Me përjashtim të disa vjedhjeve të vogla, nuk ka qenë asnjëherë problematike. Kjo ngjarje me sa duket e ka tronditur të gjithë zonën e Canegrates, ku banonin edhe dy vëllezërit shqiptarë.

Next Post
4.3 kg kanabis në banesë, arrestohet 52-vjeçari

Prangoset mashtruesi, merrte makina me qira dhe nuk i kthente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In