• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitë e Tafanit, Gjykata e Lartë reagon pas kërcënimit me jetë të dy prokuroreve nga Lart Haxhiu

by Java News
06/10/2023 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë përcjellin me shqetësim të gjitha referimet për kërcënime të  magjistratëve për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre.

“Qëllimi i sistemit të drejtësisë është të kryejë në mënyrë funksionale dhe parimore detyrën e tij, dhe për këtë arsye duhet të jetë i mbrojtur dhe i garantuar nga çdo lloj presioni, ndërhyrje, pengimi, kufizimi, nga cilido drejtim që mund të vijë, pasi ato cenojnë rëndë funksionimin e tij, por edhe lëkundin besimin e publikut tek drejtësia. Presionet apo kërcënimet e çfarëdolloji ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e jetës së çdo individi, si dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mirëpresin zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të magjistratëve. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenë të qartë se, gjykatat dhe prokuroritë janë institucione në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë dhe se çdo tentativë për cenim të integritetit fizik e moral të tyre, ndikon drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit në përgjithësi dhe atë individuale, të magjistratit në veçanti.

Me besimin se kolegët magjistratë do të vijojnë të kryejnë me vendosmëri dhe përgjegjshmëri detyrën e tyre sublime, njëkohësisht mbështesim organet ligj zbatuese në marrjen e masave të menjëhershme ligjore, institucionale, organizative e materiale, jo vetëm për zbardhjen e çdo ngjarje dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore, duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e sjelljeve të kundërligjshme.

Ftojmë median dhe qytetarët shqiptarë të denoncojnë çdo akt antiligjor në dëm të drejtësisë dhe magjistratëve. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, duke qenë në përmbushje të funksionit dhe misionit për të cilin janë ngarkuar, shprehin angazhimin maksimal për të kontribuuar në mbrojtjen e vlerave më të larta shoqërore dhe demokratike, që garantojnë vetë shtetin e së drejtës dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ne jemi dhe do të jemi përherë në pozicionin tonë kushtetues për të përmbushur detyrën dhe për t’i shërbyer shtetit dhe shoqërisë”./m.j

Next Post
Gërvalla: Ndëshkim për Serbinë, më pas dialog. Të ‘ngrijë’ statusi i vendit kandidat për në BE. Sillet si një mini Rusi

Gërvalla: Ndëshkim për Serbinë, më pas dialog. Të 'ngrijë' statusi i vendit kandidat për në BE. Sillet si një mini Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In