• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dëshmitari X” i PD plan për të kërkuar azil? Si u parandalua arratisja e tij

by A R
18/05/2018 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralelisht me publikimin e përgjimit nga PD të hënën e 14 Majit kanë filluar një sër lëvizjesh të “bashkëpunëtorit X”, Albert Veliu dhe familjes së tij që grenë dyshime të forta për ekzistencën e një plani të mirë përgatitur për largimin nga Shqipëria ndoshta, për të kërkuar pastaj azil politik në një vend Europian. Zbardhen të gjitha lëvizjet e familjes në Vlorë dhe vetë “super dëshmitarit” i cili pas publikimit të përgjimit audio ka qëndruar në Tiranë por që dje u bllokua nga policia në Milot gjatë udhëtimit të tij drejt Kosovës.

Një burim në dijeni të rrethanave të lëvizjes së Albert Veliut tregoi se mëngjesin e 17 Majit rreth orës 4 të mëngjesit është telefonuar një kompani taksi të cilës i është kërkuar shërbimi transportit të një personi drejt Kosovës. Nuk dihet ende nëse taksinë e ka telefonuar vetë Veliu apo dikush tjetër sikurse kush do të paguante për këtë udhëtim me kosto 200 euro. Rreth orës 4 e 11 minuta taksia ka ndaluar në një zonë të Tiranës ku në të ka hipur Albert Veliu. Ky veprim është ndërmarrë për ti dhënë kohë atij për t’u larguar nga territori shqiptar pasi PD pikërisht pasditen e të enjtes kishte planifikuar transmetimin e video-dëshmisë. Taksia së bashku me Albert Veliun pas 1 orë e 20 minuta nga nisja prej Tiranës kanë ndaluar në Milot për të ngrënë mëngjes.

Dëshmitarë okularë në të njëjtin lokal pohuan se tavolinës ku ishin ulur taksisti dhe Veliu i janë afruar tre efektivë policie të cilët i kanë kërkuar Albertit të shkonte me ta për verifikime. Veliu nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe i është bindur kërkesës së policisë. Policët kanë marrë në pyetje edhe taksistin për të mësuar se çfarë lidhje kishte me Albert Veliun. Ai ka deklaruar se ka marrë një njoftim nga salla operative e kompanisë për të transportuar dikë në drejtim të Kosovës. Taksisti është lënë i lirë ndërsa Albert Veliu ka hipur në makinën e policisë. Albert Veliu ishte drejtuar për në Kosovë ku mbase atje ndodhet tashme edhe familja e tij.

Fqinjët e dëshmitarit ‘X’ në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit
Report tv sjell edhe kronologjinë e lëvizjes së familjes së dëshmitarit ‘X’, Albert Veliu që pas publikimit të audio-përgjimit nga ana e Partisë demokratike. Fqinjët e Albert Veliut i cili banon në një shtëpi dy katëshe në lagjen ‘Topana’ të Vlorës, tregojnë se dy dite pasi është transmetuar audio- përgjimi, familja e tij është larguar nga shtëpia. Pikërisht ky largim ka ndodhur ditën e mërkurë 16 maj rreth orë 20:30 minuta. Fqinjët dëshmojnë se kanë parë dy persona me një makinë të zezë që kishin shkuar poshtë shtëpisë së dëshmitarit ‘X’. Pas pak minutash gruaja dhe dy djemtë e Albert Veliut, kanë zbritur nga kati i trete i shtëpisë ku banonin dhe më pas kanë hipur në makinë për t’u larguar.

Nuk dihet se cilët janë personat që bënë lëvizjen e familjes së Veliut por komshinjtë pohojnë se ata janë disa shokë të Albert Veliu. Ndërkohë vet Albert Veliu është larguar nga shtëpia nje dite me pare, pra të martën me datë 15 Maj, 24 ore pas publikimit të audio-përgjimit (qe eshte bere publik te hene 14 maj) dhe besohet se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Tiranë.

Pas largimit të tij nga shtëpia familjarët kanë qenë në ankth në lidhje me atë se çfarë po ndodhte, madje bashkëshortja e Albert Veliu ka komunikuar me fqinjët e saj ku ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me ngjarjen. Një nga fqinjët deklaron se bashkëshortja e Albertit i ka thënë se “çfarë i duhet atij (Albertit) të përzihet sërish më gjëra të tilla, mi mori në qafë djemtë’. Por që prej të mërkurës kur familja e dëshmitarit ‘X’ nuk është dukur në shtëpi. Për familjen Veliu, po ashtu nuk dihet nëse ajo edhe mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë sikur edhe tentoi të bënte kryefamiljari Albert Veliu i cili ishte nisur në një udhëtim drejt Kosovës./ReportTV/a.m.

Next Post
Lëvizja Pesë Yjet publikon programin për bashkëqeverisje me Legën

Lëvizja Pesë Yjet publikon programin për bashkëqeverisje me Legën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In