• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DESHMIA/ Vjedhja e 10 mln USD në Spille nëpërmjet skemës së mashtrimit tokë bujqësore dhe jo brez jeshil

by Java News
18/11/2017 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetuesit llogarisin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar mbi 10 mln dollarë në skemën e tjetërsimit të truallit shtetëror në plazhin e Spillesë. Në këtë mekanizëm korruptiv janë përfshirë jo vetëm nëpunës të shtetit, por edhe banorë të zonës.

Rexhep Kaja është njëri nga 180 banorët e fshatrave Kryevidh, Greth, Zhabjak, Kazie dhe Ballaj, të cilëve ish-kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij iu merrnin kartat e identitetit me premtimin se po i regjistronin si pronarë tokash në Spille.

Më pas banorët njoftoheshin se ishte gjetur blerësi i tokës, për të cilën në disa raste noteri u trokiste në shtëpi për të kryer shitjen.

“Mashtrimi im ka rreth 6-7 muaj, më erdhën në shtëpi. Kisha probleme për një copë tokë aty dhe doja të bëja certifikatën. Ma bënë dhe ma sollën në shtëpi, të cilën e firmos. Se çfarë është bërë më mbrapa, vetëm kaq di unë për këtë çështje”, thotë Rexhep Kaja.

Por në dosjen hetimore, që Top Channel disponon, thuhet se 11 zyrtarë tashmë të arrestuar, së bashku me të tjerë ende nën hetim, përmes falsifikimit kanë regjistruar 36 hektarë tokë përgjatë vijës bregdetare në emër të banorëve.

Të arrestuarit janë të afërm të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, vjehrri i ish-kandidatit socialist për Kavajën, si edhe ish-nënprefekti i Tiranës deri në muajin maj. Siç rezulton nga hetimi, e gjithë sipërfaqja më pas është shitur me dokumente që grupi i përcillte në institucione dorazi dhe jo përmes protokollit. Rezulton gjithashtu se kjo sipërfaqe është pronë shtetërore që është tjetërsuar, nga brez rëre dhe brez jeshil, në tokë arë.

“Shtetasi Lulzim Muça është një nga personat e dëmtuar në këtë skemë mashtrimi. Sipas rrëfimit të tij, dhënë përpara Prokurorisë, megjithëse ai kishte lidhur një kontratë qiraje për 25 vite me shtetin shqiptar, në qershor të vitit 2016 një person është prezantuar para tij si pronar i ligjshëm i këtij territori. Sipas këtij personi, ky territor nuk ishte brez jeshil në Spille, por tokë arë”.

Next Post
TIRANE/ Kamerat nxjerrin zbuluar dy autorët e plagosjes së Gentian Rrahmanit

TIRANE/ Kamerat nxjerrin zbuluar dy autorët e plagosjes së Gentian Rrahmanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In