Dy motrat Kajtazi të cilat u gjetën sot në Vlorë, kanë dhënë dëshmitë e para në Policinë e Durrësit, qytet ku edhe jetojnë.
Sipas tyre, ato i kanë vënë flakën vetëm dhomës së gjumit, ndërsa veprimin e kanë bërë për inat të pjesës tjetër të familjes.
“Ne i hodhëm ilaç gjumi prindërve dhe ikëm nga inati sepse silleshin keq me ne” – mësohet të jenë shprehur ato.
Ndërkohë Orialda dhe K., janë shprehur se një pjesë të rrugës gjer në Vlorë e kanë bërë me taksi e më pas me autobus. Ato kanë thënë para grupit hetimor se sa i përket shumës së parave, prindërit gënjejnë pasi bëhet fjalë për një shumë më të vogël të marrë prej tyre.