• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dëshmia tronditëse e 17-vjeçares që u përdhunua nga prifti: “Qaja çdo ditë nga frika…Ky njeri më përdhunoi jo vetëm trupin por edhe shpirtin”

by Java News
22/01/2022 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prift në Greqi dyshohet se ka përdhunuar një të mitur 7 herë në kishën të cilën e mitura e frekuentonte shpeshherë.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të mitur të tjerë në katekizmin e tempullit të shenjtë të Kato Patisias, të jenë vikima të priftit 37-vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka nisur nga viti 2019, deri në maj 2020, dhe prifti e ka dhunuar gjithsej 7 herë vajzën e mitur duke e kërcënuar vazhdimisht se nëse do të hapte gojën do i tregonte familjes së saj fotot dhe videot që kishte.

Viktima arriti të thyente heshtjen e saj nëntorin e kaluar, kur pa një film që fliste për abuzimin seksual. 37-vjeçari iu prezantua vajzave të mitura si spiritualist, rrëfimtar dhe mentor dhe u kërkoi të diskutonin me të gjithçka dhe problemet e tyre personale për të gjetur bashkë një zgjidhje. Në këtë mënyrë ai u afrohej më shumë viktimave të tij dhe kalonte kohë me ta, pa shkaktuar dyshime në mjedisin e tyre familjar.

“Në fytyrën time do të shihni babanë tuaj dhe mësuesin tuaj.”

Këto fjalë mësohet se janë përsëritur nga prifti, sipas deklaratës së 17-vjeçares. Nëntorin e kaluar, kur ajo dhe miqtë e saj panë një film për vajzën e re duke u abuzuar seksualisht, ajo shpërtheu në lot. Ajo më pas u ka rrëfyer shoqërisë së saj tmerrin që kishte kaluar në duart e 37-vjeçarit dhe rrëfimin tronditës më pas i kanë përcjellë nënës së saj. Autoritetet u njoftuan për veprimin e neveritshëm të priftit dhe e vunë menjëherë nën veprim. E mitura ka përshkruar me detaje aktet e tmerrshme nga prifti 37 vjeçar i kishës së Kato Patisias i cili është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

“Kur fillova të shkoja në shkollën e mesme, nuk mora pjesë më në katekizëm. I thashë mamit që nuk doja të shkoja më dhe ishte periudha kur filloi pandemia dhe isha e vetme në shtëpi. Qaja çdo ditë nga frika, nuk dija çfarë të bëja. Ky njëri më përdhunoi jo vetëm trupin por edhe shpirtin. Mendova se isha vetëm në këtë situatë.  Por kur fola me shoqen time të ngushtë, kuptova se pranë vetes kisha edhe njerëz që mund të më ndihmonin.”, ka thënë e mitura në dëshminë e saj.

Pasditen e së enjtes policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin, ndërsa i ka kontrolluar shtëpinë në Agios Panteleimonas, nga ku janë sekuestruar celularë dhe kompjutera. Mediat greke raportojnë se policia ka zbulur gjithashtu që ai i kishte dërguar vajzës foto të pahijshme përmes rrjeteve sociale dhe i ka kërkur asaj të bëjë të njejtën gjë. Viktima e cilësoi 37-vjeçarin si manipulues, ngulmues dhe agresiv.  Ajo shtoi se këto sjellje i shkaktuan frikë e për pasojë nuk iu drejtua menjëherë autoriteteve.

Mesditën e së premtes prifti ka kaluar pragun e gjykatave të ish-shkollës Evelpidon. Ai është poceduar për përdhunim, sjellje të pahijshme, joshje të të miturve dhe shpërndarje materialesh pornografike. Ai kërkoi dhe mori një afat për të kërkuar falje para hetuesisë të martën e ardhshme.

“Kur të jemi gati, do të përgjigjemi vetë. Fatkeqësisht, nuk duam të përgjigjemi për asgjë dhe nuk mund të përgjigjemi askund. Jemi në një situatë shumë të çënueshme”, u tha gazetarëve gruaja e priftit.

Derisa organet kompetente të Drejtësisë Penale dhe Kishtare të vendosin, me vendim të Kryepeshkopit të Athinës dhe të gjithë Greqisë, kleriku vihet në pushim.

Nga ana tjetër prifti ka mohuar gjithçka ndërsa të gjithë fajin ia hedh vajzës së mitur. Duke folur për Mega, avokati i tij Andreas Theodoropoulos theksoi se:

“Është një rast i çuditshëm. Prifti nuk ka qëndruar kurrë vetëm me fëmijët e katekizmit. Klienti im deklaron veten të pafajshëm. Vetë ankuesja i dërgoi atij një mesazh me përmbajtje seksuale, të cilit prifti nuk iu përgjigj kurrë dhe nuk ia tha askujt”, deklaroi ai.

Ndërkohë është bërë publike një tjetër dëshmi e një tjetër vajze të cilës ai i kishte kërkuar të qendronin vetëm.

“Më tha të shkojmë natën atje (në katekizëm), do të jemi vetëm. Mos ki frikë, do të jemi të dy, do të kalojmë mirë”, i tregon një 19-vjeçare banuese në Kato Patisia, për median “Shtypi i Lirë”, duke denoncuar përpjekjen priftit për t’iu afruar asaj në nëntor 2020.

Ai kishte ftuar vajzën e re dhe një mikeshë të saj në zyrën e saj në kishë, për t’u kërkuar të vizatonin një mur me grafiti. Në fakt raportohet se ai më pas iu ka bërë propozime të pahijshme, duke i kërkuar vajzës që t’i kushtonte një orë nga koha e saj.

“U largova e frikësuar, nuk fola më me të. Pas gjysmë ore më dërgoi një mesazh”, shprehet 19-vjeçarja.

Në sms shkruhej: “Mirëmbrëma dhe më falni që ju shqetësova. Nëse dëshironi, më bëni një sugjerim në rrjetet sociale! Faleminderit shumë !!!”.

Sipas vajzës së re, ajo ka telefonuar të nesërmen në tre komisariate, por i janë përgjigjur se duhet ta bënte denoncimin në momentin që 37-vjeçari i është afruar.

Ankesa konkrete pritet të vihet nën hetim nga autoritetet, të cilat po shqyrtojnë edhe mundësinë që veprimi i priftit mund të mos ketë të bëjë vetëm me 17-vjeçaren por edhe vajza të tjera nga katekizmi i tempullit të shenjtë në Kato. Madje, në ditët në vijim do të nisin procedurat për publikimin e fotove dhe të dhënave të identitetit të 37-vjeçarit, për të përcaktuar nëse ka viktima të tjera që do të njohin fytyrën e tij.

Next Post
E moshuara e rritur jetime gjen drejtësi, merr paratë e pensionit të 9 viteve

Skema e pensioneve, e rrezikuar/ Ekspertja: Po shtohen të moshuarit, më pak të rinj paguajnë kontribute

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com