• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dëshmia/ ‘Terroristi’ i Stambollit shkon në polici: Më morët në qafë

by Java News
02/01/2017 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi Ramazan I., fotografia e të cilit u shpërnda në disa portale të lajmeve dhe rrjete sociale si i dyshuar për sulmin terrorist në klubin e natës në Ortaköy të Stambollit, ka ardhur në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu dhe ka dhënë dëshmi, raporton Anadolu Agency (AA). Mustafa Serdar Akdoğan, avokati i Ramazan I., në deklaratën për gazetarët para drejtorisë policore tha se e dënojnë sulmin terrorist në Stamboll.

“Kemi ankesë për personat që tentojnë ta ndryshojnë axhendën e shtetit dhe që shënjestrojnë klientin tim”, tha ai.

Akdoğan theksoi se fotografia e klientit të tij është shfaqur në disa faqe të internetit sikur ai të kishte qenë fajtori, duke shtuar se kjo është shembull i papërgjegjësisë. Akdoğan më tej tha se së bashku me klientin e tij kanë ardhur në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu për të dëshmuar se nuk kanë asnjë lidhje me rastin. Ai vuri në pah se dëshmitë e nevojshme i kanë parashtruar edhe para Departamentit Antiterror pranë Drejtorisë Policore të Stambollit.

“Kemi ankesa për disa organizata dhe persona që pa përgjegjësi kanë reflektuar ngjarjen dhe kanë shkaktuar dëmtimin e klientit tim, si dhe personat të cilët duke përdorur rrjetet sociale tentuan ta ndryshojnë axhendën e shtetit, në të njëjtën kohë duke shënjestruar klientin tim, shtetas i Kazakistanit i lindur në Turqi. Ne parashtruam kërkesën tonë para drejtorisë policore”, theksoi Akdoğan.

Akdoğan njoftoi se fotografitë që u përhapën në media dhe që u përkasin kamerave të sigurisë së aeroportit gjatë hyrjes dhe daljes së klientit të tij në Turqi, janë fotografi para 3-4 viteve.

“Klienti im merret me biznes këpucës dhe pantoflash. Është shtetas i Kazakistanit, megjithatë, është i lindur në Zeytinburnu të Stambollit. Familja e tij jeton në Kazakistan, ndërsa ai vet shpeshherë vjen në Turqi”, tha Akdoğan.

ma.me

Next Post
Paga e presidentëve në SHBA, dhe pse disa prej tyre u zhytën në kriza financiare

Viti 2017, largimi i premtuar i Amerikës nga Ballkani dhe fati i shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Përshtati dy banesa për kultivim kanabisi me llamba, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

February 2, 2026
Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

February 2, 2026
Horoskopi 30 maj- 5 qershor 2022: Ju pret një javë shumë e vështirë

Horoskopi Javor për datat 2 deri në 8 Shkurt 2026; Parashikimi i yjeve për dashurinë, punën dhe financat

February 2, 2026
Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In