• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ Shefi i Komisariatit të Himarës: Beleri, në këmbim të votës premtonte edhe leje qëndrimi në Greqi

by Java News
07/11/2023 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A2 CNN ka zbardhur deklaratën e bërë në sallën e gjyqit për një prej dëshmitarëve që konfirmon se Fredi Beleri ka blerë vota në Himarë. Dëshmitari, Ermal Ajdini, shef komisariati në Himarë ka treguar se si ka bashkëpunuar me të infiltruarin, Arsen Rama, e teksa tha se sipas informacioneve që ai dispononte, Beleri në këmbim të votës iu premtonte qytetarëve jo vetëm para, por edhe leje qëndrimi në Greqi.

Ermal Ajdini: Unë në janar të 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezantuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë për një javë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërtet. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje. Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkëpunojë me prokurorin, për të bërë veprimet stimuluese. Në dijeninë time ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar Arsen ramën për të kryer të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë, por më pas ata më kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë.

Pyetjet e avokatëve.

Ermal Ajdini: Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkëpunuar edhe më herët me policinë për çështje të tjera. Nga shkurt deri në prill e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kam dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe ne kishim përpos parave qytetareve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në Greqi.

Pyetje: A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

Ermal Ajdini: Në dijenin time po, pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së Blorës.

Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ajdini: Në dijeninë time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kompetente.

Beleri: Kishit urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autorizuar nga prokurori.

Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ajdini: Ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e  ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mënd emrat e listës.

Kujtojmë se Beleri ndodhet pas hekurave që prej 12 majit. Ai u arrestua dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale nga të cilat doli fitues me diferencë të vogël votash, në përballjen me socialistin Jorgo Goro.

Pavarësisht kësaj, Beleri, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ende nuk ka mundur të betohet si kryebashkiak, pasi drejtësia në disa shkallë ka refuzuar kërkesën e tij për të dalë nga burgu.

/f.s
Next Post
Zjarri te ish-Metalurgjiku, Prokuroria e Elbasanit nis procedim penal

Zjarri te ish-Metalurgjiku, Prokuroria e Elbasanit nis procedim penal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In