• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ Njeri i respektuar, por Ministria e Drejtësisë e bën vrasës të dënuar me 25 vjet burg

by Java News
26/10/2016 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në jetën e tij njihet si njeri i nderuar, punëtor, familjar dhe respektues i ligjit. “Njeri i thjeshtë që sheh hallet e veta” kështu e përshkruan veten Bujar Dedej, por që në dëshminë e tij të penalitetit figuron vrasës i dënuar me plotë 25 vite burg.

I ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për të vërtetuar pastërtinë e figurës së tij , por kjo e fundit e penalizon si vrasës falë një gabimi që kryen një punonjës i saj.

Kjo është historia që i ka ndodhur punonjësit të policisë private, Bujar Dedej, i cili ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por kur e ka paraqitur te eprorët, desh ka humbur dhe vendin e punës, pasi rezultonte se ishte dënuar për vrasje, madje ishte dhe në burg!
Bujar Dedej, në një intervistë për Fiks Fare tregon se çfarë ka ndodhur.

Ai shpjegon se në punë, eprorët i kanë kërkuar një dëshmi penaliteti. Ai ka aplikuar, duke paraqitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, certifikatën familjare, fotokopje të kartës së identitetit etj.

Pas dy javësh, posta i ka sjellë dëshminë e penalitetit dhe siç ka ardhur në zarf, ai e ka dorëzuar në punë. Por, vetëm pak kohë më vonë e ka thirrur eprori dhe i ka kërkuar shpjegime, pasi rezultonte se rreth dy vite më parë ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, madje ai duhet të ishte i izoluar.

Në këto kushte, ai është paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për t’u ankuar mbi këtë çështje, por punonjësit e atyshëm e kanë zvarritur për më shumë se dy javë, pasi punonjësja, e cila kishte kryer gabimin, kishte marrë lejen dhe nuk mund ta korrigjonte asnjeri tjetër, pavarësisht se ky gabim mund t’i kushtonte vendin e punës qytetarit Bujar Dedej.

Gjatë bisedës me qytetarin, sekretarja tregon se më në fund ka ardhur specialistja dhe dokumentet gabim do ia jepte asaj që ai pas disa peripecish të merrte dëshminë e penalitetit të rregullt. Pas shumë minutash pritje, punonjësja zbret dhe i jep dëshminë qytetarit, duke pretenduar se ka qenë gabim, pasi ka ngatërruar një shkronjë. Qytetari pretendon sesi mund të ngatërrohet një shkronjë, pasi ai ka sjellë edhe certifikatën familjare.

Madje, sipas tij, është ndryshuar, emri i babait, emri i nënës, datëlindja, pra punonjësja ka ngatërruar të gjitha të dhënat dhe më pas e ka sorollatur për më shumë se dy javë për gabimin e saj.

Punonjësja pretendon se ky është një gabim që u ka ndodhur shumë vetave dhe nuk është i pari zoti Dedej. Tashmë, pas disa javësh nga momenti i aplikimit, Bujar Dedej merr dëshminë e penalitetit të pastër. Pas marrjes së dëshmisë së saktë, ai thotë se më në fund është qytetar i lirë dhe mund të lëvizë lirisht.
Panorama/d.i.

Next Post
Inter fiton pas tri humbjeve, Juve e Lazio me poker

Inter fiton pas tri humbjeve, Juve e Lazio me poker

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In