Policia greke ka arrestuar autorin e vrasjes së një shqiptari ditën e djeshme në zonën e Artemidës në Atikë. Ai është një 50-vjeçar me origjinë qipriote. 50-vjeçari pati një grindje me shqiptarin, të cilin e kishte koleg pune dhe më pas e qëlloi me çifte në fytyrë dhe stomak. Pas ngjarjes ai u largua menjëherë nga vendngjarja me mjetin e tij. Ditën e sotme ai ka rrëfyer në Polici se me shqiptarin kishte një mosmarrëveshje.
“Filluam të grindeshim për 150 euro që ai m’i kishte borxh për disa materiale ndërtimi që i bleva”, tha qiprioti para Policisë greke, raporton “Panorama”.
Tashmë ai akuzohet për vrasje me dashje dhe rrezikon mbi 50 vjet burg.
ma.me