• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dëshmia e specialistit të aerodromeve ushtarake: Na kërkuan të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur …

by E S
29/06/2025 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Molla

Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria komuniste nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas dëshmive të dhëna nga gjenerali Rrahman Parllaku, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, në kohën kur nisi ideja e ri-dislokimit, aerodromet kryesore gjendeshin në afërsi të vijës bregdetare, çka do të thoshte se ato mund të goditeshin njëherësh me raketa nga Perëndimi. Ndaj ngritja e aerodromeve të rinj, më në thellësi të vendit, do t’i jepte aviacionit një autonomi më të madhe veprimi edhe për detyrat që mund të kryente matanë kufijve, në një luftë të imponuar nga fqinjët. Kështu, rreth viteve ’60-të, kur aviacioni luftarak përdorte vetëm dy aerodrome ushtarake, Rinasin dhe Kuçovën, me mbështetjen e Kinës, nisi projektimi dhe ndërtimi i bazave të reja.

Njazi Mani, një nga kuadrot kryesorë për mirëmbajtje e shfrytëzim aerodromësh, tregon se; pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, një delegacion ushtarak, i kryesuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, shkoi në Kinë. Pas kësaj Ministria e Mbrojtjes vendosi të hapë një shkollë Aviacioni, ku do të përgatiteshin pilotët e rinj.

Fillimisht, në vitin 1959, u ngrit aeroporti i Pish-Poros në Vlorë. Në ato vite, kursantët fluturonin me avionë mësimorë në Kuçovë, ku u hap për herë të parë Shkolla e Aviacionit Luftarak, pastaj kalonin në praktikë me avionë luftarakë në Vlorë.

“Por kur u ktheva nga Bashkimi Sovjetik dhe pashë fushën e Pish -Poros, nuk më pëlqeu, krahasuar me aerodromet ushtarake të Bashkimit Sovjetik”, – kujton Mani. Gjatë përfundimeve, në fund të inspektimit, ai kritikoi gjendjen e bazës, duke u thënë drejtuesve, se regjimenti duhet të largohej nga ky aerodrom. Në këtë situatë të vështirë, kur ndihma nga Bashkimi Sovjetik u bllokua tërësisht, Këshilli i Mbrojtjes vuri detyrë të shikohej mundësia e ndërtimit të aeroporteve të rinj.

Për këtë u krijua një grup pune prej 4 vetash, ku bënin pjesë: Niko Hoxha, komandant i regjimentit të aviacionit, Lavdosh Dulaj, inxhinier dhe specialist i xhenios, Njazi Mani, specialist për ndërtimin e aerodromeve dhe piloti Peço Polena. Detyra e prerë e ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, ishte: “Duam aerodrome në Jug dhe Veri të vendit”.

“Fillimisht vajtëm në Gjadër, – vijon Mani, – piketuam vendin, aty kishte terren të përshtatshëm edhe për mbrojtjen nga armët e dëmtimit në masë. Ndërsa në Shkodër ishte një aerodrom që nga koha e Zogut. E pamë, por, për mendimin tim, kishte parametra të kufizuar, ulja mund të bëhej vetëm nga një drejtim”. – “Duam më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë”, – thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ekipi shkoi në Pukë, por aty nuk gjeti vend të përshtatshëm. – “Në Mirditë gjetëm një vend të mirë, rreth 1100 metra mbi nivelin e detit. Por aty, për shkak të ajrit të rrallë, pakësoheshin mundësitë e frenimit të avionëve dhe, fare pranë Kurbneshit ndodhej një humnerë, që e ndërlikonte problemin”, – thotë specialisti.

Kërkimet vijuan më tej në Tropojë, Kukës dhe Peshkopi, por pa ndonjë rezultat. Puna për projektimin e aerodromeve, sipas Manit, pas këtyre kërkimeve u zhvendos në Jug. Në Cërrik u gjend një vend i mirë me gjatësi 3000 metra dhe gjerësi më shumë se 100 metra. Kishte hapësirë edhe për shtrirjen e teknikës. Por ishte larg kufirit me fqinjin e Jugut.

“Avionët që mund të bazoheshin aty, mund të shkonin për të kryer detyra me një ngritje deri në Follorinë, jo më larg”, – shton Mani. Ekspedita shkoi në Korçë, ku ishte aerodromi i vjetër, rreth 800 metra, por i shkurtër, për kërkesat e aviacionit luftarak.

Ndërsa në Lumalas të këtij rrethi, u gjet një vend i mirë, me përmasat që duheshin: 3 mijë me 100 metra. Në Gjirokastër ndodhej një aerodrom i vjetër, që nga mbretërimi i Zogut, i cili mund të zgjerohej edhe 300 metra, por gjithsesi nuk mund të përshtatej për të gjithë tipat. Kurse në Vlorë, ishin dy aerodrome, një në Ujë të Ftohtë dhe tjetri në Nartë, ky i fundit doli më i përshtatshëm.

“Deshëm një në Kavajë, por vendi që gjetëm pranë Shkëmbit të Kavajës, kishte përmasa të kufizuara dhe dëmtonte shumë tokë buke, rreth 40 hektarë”, – shton Mani. Pas këtij inspektimi të gjatë, u përpilua raporti për udhëheqjen dhe më pas doli urdhri për të ndërtuar aerodromet e Cërrikut, Lumalasit dhe Gjadrit. Ky i fundit u ndërtua sipas standardeve ndërkombëtare për aeroportet ushtarake dhe në përshtatshmëri me teknikën moderne të kohës.

Një vendstrehim fantastik, ku mund të sigurohen nga goditjet e aviacionit armik, rreth 40 avionë. Ndërsa Lumalasi dhe Cërriku, u ndërtuan si aerodrome fushore. Në të dy këto aeroporte, është vendosur disa herë regjimenti i Kuçovës për stërvitje. Në vitet e mëvonshme, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, qeveria nuk pati fonde për të vazhduar ndërtimin dhe modernizimin e aerodromeve. (Memorie.al)

Next Post
Rama reagon sërish ndaj Farage: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Rama reagon sërish ndaj Farage: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In