• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e Indrit Beqirajt: Nuk vras të martën se e kam ters! Si dështoi atentati dhe pse u tërhoq nga vrasja e…

by
08/10/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv ka siguruar detaje të tjera nga rrëfimi i vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj për atentatet që do kryenin me porosi të Kasandro Nogës, i arrestuar në Belgjikë ndërsa është ndër personazhet më të njohur në botën e krimit.

Gazetari Arsen Rusta mëson detaje nga rrëfimi i Indrit Beqiraj për planin e eliminimit të Geron Hasanbelliut duke treguar se shuma e premtuar për ekzekutimin e tij ishte 100 mijë euro. Së bashku me mesazherin e Kasandro Nogës dhe mikun e tyre Kevin Zeneli, kishin ndjekur lëvizjet e Geronit për 10 ditë por s’ia kishin dalë ta ekzekutonin. Indriti bëri të qartë se nuk qëllonte të martën duke thënë se e kishte ters, ndërsa vrasjen thoshte se do ta kryente të mërkurën, por Geron Hasanbelliu nuk shkoi më në lokalin që frekuentonte.

Vëllezërit Beqiraj dyshonin se i kishte tradhtuar Ilirjan Feçi dhe vendosën që të flisnin me Kasandër Nogën përmes Kevin Zenelit, të cilin e porositi që të eliminonin nipat e Geronit për 50 mijë euro. Edhe ky atentat dështoi pasi kur i vunë në shënjestër, ndodheshin në zonën e populluar të Astirit. Po ashtu, tradhtar cilësojnë edhe Kevin Zenelin pasi thonë se i gënjente se nuk kishte efektivë policie pranë kioskës së nipave të Geronit. Ata hoqën dorë nga ekzekutimi nga frika se Kevin Zeneli do t’i shiste.

“Ilirjan Feçi na premtoi 100 mijë euro për të ekzekutuar Geron Hasanbelliut. Ilirjani dhe Kevin Zeneli e kishin ndjekur 2-3 herë por nuk kishin mundur ta ekzekutonin. Më dhanë 2 mijë euro për një banesë me qira afër zonës ‘Don Bosko’ te lokali Fokus. Për 10 ditë, që prej orës 07:30 kemi ndjekur në distancë lëvizjet e tij. Ilirjani kërkonte me instistim që të kryenim vrasjen. Mësuam se Geroni vinte në lokal rreth orës 17:30.

I thashë të martën e kam ters, nuk e vras, do gjuaj të mërkurën. Geroni erdhi mëngjesin e të hënës, piu kafe dhe pasdite nuk erdhi më. Pasi diskutova me vëllain dhe me Kevin, dyshuam se na kishte tradhtuar Ilirjan Feçi. Pasi larguam Fecin se dyshonim se na shiti, Kevin Zeneli foli në aplikacionin Signal me ‘fratelon’ (nofkë që i kishin vënë Kasandër Nogës). Ai urdhëroi të vrisnim nipat e Geronit pasi ky i fundit s’vinte më në atë lokal. Për nipat do merrnim 50 mijë euro.

I lokalizuam në një dyqan Tabachino pranë zonës së Astirit, por kishte shumë njerëz dhe nuk qëllova. Kevin Zeneli na gënjente për vëzhgimin e 2 nipave të Geronit në kioskën e tyre ‘Astir’. Zeneli na thoshte s’ka policë pranë kioskës së nipave të Geronit, por ishte e kundërta. Kevin Zeneli na thoshte se nipat e Geronit ishin vetëm, por ata ishin me 4-5 shokë. Hoqa dorë nga vrasja pasi Kevin Zeneli më gënjente, kisha frikë se më shiste”, rrëfeu Indrit Beqiraj.

/e.d

Next Post
Përurohet muzeu i parë shkencor i Afrikës në Etiopi

Përurohet muzeu i parë shkencor i Afrikës në Etiopi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

February 6, 2026
Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

February 6, 2026
Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin

February 6, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In