• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e drejtorit të Postës, Barush Ahmeti: Si më mashtroi vajza nga Manza. Jam viktimë sinqeriteti!

by Java News
28/09/2017 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ra pre e mashtrimit, 30-vjeçari Barush Ahmeti, i cili është drejtori i postës në Manzë, iu drejtua Policisë për të kryer denoncimin. Ai ka pohuar se kishte qëllime serioze me vajzën, por është mashtruar nga ajo.

“U njohëm dy vite më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas komunikimit intensiv, mendova pse jo të mos vazhdoj më tutje. Ndërkohë që unë isha i sinqertë, ajo më mashtronte. Nga viti 2015 u njohëm, e më thoshte që ishte në gjendje të keqe ekonomike.

Më shkruante në “FB” dhe unë i dërgoja dhurata dhe i paguaja detyrimet që ajo kishte. Më pas më thoshte se donte gjëra dhe unë ia kam blerë. Pra më thoshte se kemi borxhe këtu, kemi borxhe atje. Unë përpiqesha ta ndihmoja, pa ditur se ajo më mashtronte dhe kërkonte të përfitonte nga unë. Unë punojë në administratë shtetërore dhe kam vëllezërit në emigrim. Ata më sillnin lekë për familjen, ndërsa unë mbaja edhe këtë. Pastaj kuptova se diçka nuk po shkonte dhe i thashë ose takohemi, ose t’i japim fund këtu kësaj lidhjeje virtuale, pasi nuk kam interes. Mirë më tha, po do të takohemi në Itali se do të shkoj te të afërmit e mi dhe takohemi atje. Shkova në Itali, në Milano, kërko për këtë hiç. U përpoqa të lidhesha në FB, por më bëri ‘block’”, tha ai, raporton “Panorama”.

Dëshmia e plotë:

Ne u njohëm në vitin 2015 në “Facebook” dhe ajo më thoshte që ishte bionde e bukur. Atë fotografi kishte vendosur edhe në foton e profilit dhe pasi folëm disa herë unë u dashurova pas saj. E kisha seriozisht ishte vajza me të cilën do martohesha.

Më tha që jetonte dhe ishte emigrante në Itali. Më tha që familja e saj kishte disa vështirësi ekonomike dhe fillimisht më më kërkoi lekë. Ja kam nisur me Western Union. Nisa 1 mijë euro në emrin e saj. Më pas më kërkonte lekë vazhdimisht sepse më thoshte që donte të krijonte besim tek unë. Më thoshte se do të m’i kthente. I kam dërguar 10 mijë euro me Western Union, prej vitit 2015. Më tha njëherë se ishte sëmurë dhe unë u nisa për në Itali. Kur shkova në Itali, më tha që të kthehesha se kishte ardhur në Shqipëri. Shkova në Itali e nuk e gjeta. Më thoshte që jetonte në qytet në Durrës, dhe nuk e linin prindërit të dilte jashtë të takonte asnjë njeri. Më thoshte që e mbanin të mbyllur brenda katër mureve.

Për të vërtetuar dashurinë time karshi saj më tha se në Manëz kishte një teze, që ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ekonomike. Në fillim iu kam blerë kolltuqe dhe divane. Iu kam dërguar çdo orendi shtëpiake herë pas here. Më thoshte se më donte dhe tezen e saj duhet ta ndihmoja njësoj sikur ishte shtëpia ime.

Unë e mendoja se do të martohesha me të. Edhe drutë për t’u ngrohur në dimër, televizor, frigorifer, lavatriçe dhe çdo orendi shtëpiake iu kam blerë e ia kam çuar me paratë që më dërgonin vëllezërit nga emigracioni. Flisnim në telefon dhe më thosjte se do të mi shlyente të gjitha gjërat që bëja për të të. Më thoshte se do të m’i kthente lekët dhe do të martohej me mua. Punoja në fshat në punë shteti, dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të dashurës time që nga viti 2015 kur u njohëm.

Ajo më thoshte jemi keq, dua të më ndihmosh me para. Donte dhurata të shtrenjta. Ia dërgoja lekët me Western Union dhe i blente. E doja për nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. E mendoja se ishte nga qyteti i Durrësit, më tegoi të gjithë historinë e jetës së saj. Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe në gjumë me njëri- tjetrin. Nga fotoja që shihja në FB ishte shumë e bukur, bionde dhe shumë joshëse. Nuk e kisha pandehur se do më bënte këtë gjë. Nuk e kam takuar asnjë herë, sepse më thoshte që nuk e lejonte familja që të dilte jashtë shtëpisë.

Kur vëllezërit më kërkuan lekët, i thashë se më duhen lekët që më kish marrë borxh, por pas kësaj kërkese më la, ma mbylli adresën, më bëri blok në FB, dhe nuk më përgjigjej më. Unë kisha menduar se ajo do të ishte nusja ime, por ajo më la pasi mu mbaruan lekët”.

ma.me

Next Post
Gjyqtarët anti-Vetting sërish në Kushtetuese, kërkojnë shfuqizimin e disa neneve të ligjit

Blloku anti-vetting/ Nis në Kushtetuese shqyrtimi i padisë së gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis beteja për trashëgiminë pas vdekjes së Brigitte Bardot: Çfarë mbeti nga pasuria e ikonës së kinemasë

Nis beteja për trashëgiminë pas vdekjes së Brigitte Bardot: Çfarë mbeti nga pasuria e ikonës së kinemasë

December 30, 2025
Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-21” kryen eksperimente në fusha të shumta

Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-21” kryen eksperimente në fusha të shumta

December 30, 2025
Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën, akuzohej për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve

Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën, akuzohej për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve

December 30, 2025
Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

December 30, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

December 30, 2025
Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

December 30, 2025
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

December 30, 2025
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

Gonxhja: Lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri! Rreth 1.4 milionë euro për..

December 30, 2025
“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

December 30, 2025
U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com