• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e djalit që vrau të atin: Pasi më kthyen nga Anglia nuk kam qenë mirë

by A R
25/07/2017 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I penduar dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Mirald Metallari ka pranuar para hetuesve që është ai autori i krimit në familje, shkruan “Panorama”.

I riu është rrëfyer mes lotësh për atë që kishte ndodhur, duke u shprehur se ishte një debat nga ata të zakonshmit që kishte me të atin, por për një moment situata i doli nga kontrolli.
“Nuk doja të ndodhte kështu. As vetë nuk e di si e kam shkrepur armën. Nuk doja të vrisja njeri, por isha shumë i tronditur”, ka deklaruar 21- vjeçari në Polici.
I vetëdijshëm se i ati kishte ndërruar jetë, ai ka pyetur herë pas here oficerët e Policisë për gjendjen e nënës së tij, duke u interesuar nëse ajo ishte ende në jetë apo jo.
Ai ka shpjeguar edhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, duke treguar se debati me të atin kishte ndodhur për një mur që ata po ndërtonin, në formën e një shtese brenda oborrit të shtëpisë.
Sipas tij, ai nuk kishte punuar sa duhet dhe i ati i kishte kërkuar llogari. Por duke qenë se gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë mirë psikologjikisht, situata i ka dalë nga kontrolli. Ai ka treguar se punimet në shtëpi po kryheshin pasi po përgatiteshin për dasmë.

Në mes të gushtit ai martonte motrën e madhe. Autori është djali i vetëm i familjes Metallari, të ardhur nga Kukësi prej disa vitesh, ndërsa ka edhe dy motra. “Po përgatiteshim për dasmën e motrës në gusht. Unë shkatërrova gjithçka”, është shprehur ai mes lotësh.

Mirald Metallari ka dëshmuar në Polici se gjendja e rënduar psikologjike që po kalonte gjatë kësaj kohe, lidhej me faktin se e kthyen nga Anglia. Ai ka deklaruar se kishte qëndruar në Britaninë e Madhe për dy vite, ndërsa para 6 muajsh e kishin depërtuar në Shqipëri.
“Sakrifikova shumë, unë dhe familja që të shkoja në Angli. Kam punuar 2 vjet aty, çfarë mundesha. Isha pa letra dhe sapo më kapën më kthyen. E dija që e kisha të pamundur që të shkoja prapë atje dhe kjo ishte një situatë që më kishte rënduar shumë psikologjikisht. Nuk kam qenë mirë gjatë këtyre muajve që kam ardhur në Shqipëri”, është shprehur 21- vjeçari.
Burimet thanë se do të bëhet edhe një verifikim i gjendjes psikologjike të 21- vjeçarit, Metallari, pasi ka dyshime se ai mund të ketë qenë duke kaluar probleme me depresionin, pavarësisht se nuk ka konfirmuar nëse ka bërë ndonjë vizitë për këtë problem apo jo. /b.d
Next Post
Banesat sociale / Skema e re nis nga muaji tetor

Bashkia Tiranë cakton 938 fituesit e kredive të buta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In