• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmia e diplomatit amerikan në Senatin e SHBA-së për origjinën dhe territoret e shqiptarëve

by
03/09/2015 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misionari Amerikan Charles Telford Erickson la Hartfordin e Konektikat më 1 Gusht 1908 për të shërbyer si drejtues i misionit Amerikan Protestant në Elbasan.

Që nga kjo ditë Erickson do t’i përkushtohej me një dashuri të rrallë Shqipërisë në gjithë procesin historik të pavarësimit, moscopëtimit nga fuqitë europiane dhe njohjes së shtetit shqiptar nga Lidhja e Kombeve dhe SHBA. Në vjeshtë të vitit 1913 ai dëbohet nga ushtria serbe dhe nis prej kësaj kohe të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët e shpërngulur nga masakrat sllave dhe greke.

Më 2 Shtator 1919 komisioni i jashtëm i senatit Amerikan me kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Amerikës dëgjoi delegacionin Shqiptar që prezantoi situatën dhe deklarimet për Shqipërinë .

Ky është dëgjimi i parë për Çështjen Shqiptare përpara Senatit Amerikan për të ndaluar copëtimin e tretë të Shqipërisë Londineze nga fqinjët me ndihmën e fuqive Europiane pas dy copëtimeve të para më 1878 dhe më 1913.

Të tre ligjëruesit: Kristo Dako, Konstantin Çekrezi dhe Charles Telford Erickson, diplomat në shërbim të Çështjes Shqiptare, bënë një prezantim të detajuar me fakte. Ata dëshmuan për intrigat e fuqive Europiane dhe të fqinjëve Sllavë e Grekë për ta copëtuar Shqipërinë londineze dhe për të shpërngulur me dhunë Shqiptarët nga trojet e tyre të grabitura nga territori i Shqipërisë që u kërkua të njihet që në Kongresin e Berlinit nga delegacioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Duke ju referuar dokumentit 7605 të Kongresit për këtë dëgjim, me interes janë përgjigjet që u dha Charles Telford Erickson pyetjeve të Henry Cabot Lodge, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Senatit.

Kryetari: Mr Erickson, dua të të bëj një pyetje. Çfarë janë Shqiptarët etnikisht ? Ju flisni për ta që kanë qënë përpara të gjitha këtyre rracave. Çfarë janë ata ?

Zoti Erickson: Zoti kryetar, etnologët dhe antropologët nuk janë absolutisht në një mendim të njësuar për origjinën e Shqiptarëve, por janë praktikisht, kështu që ata (Shqiptarët) konstituojnë pasardhësinë e rracës së Pellazgëve që ndërtuan kështjellat e mëdha në Ballkan dhe pasi rraca Pellazge erdhi, ata ishin në tre degë.

Kryetari: Ata janë Arianë atëherë ?

Zoti Erickson: Po. Epirotët, Maqedonasit dhe Ilirët flasin të njëjtën gjuhë ose degë të së njëjtës gjuhë.

Kryetari: Gjuha e tyre është rrjedhim i gjuhës Ariane ?

Zoti Erickson: Po, me ndërtim si gjuha Latine.

Dialogu me George Moses, senator, anëtar i komisionit të Jashtëm të Senatit.

Senator Moses: Sa është popullsia Mohamedane e Shqipërisë?

Zoti Erickson: Cilës Shqipërie i referoheni ju?

Senator Moses: Shqipërisë së lashtë, Shqipërisë që ju dhe unë njoh.

Zoti Erickson: Rreth dy milion e gjysëm Shqiptarë, popullsia është 65% Mohamedane.

Senator Moses: Ata janë kryesisht në pjesën qëndrore, apo jo ?

Zoti Erickson: Po, por përgjithësisht janë të përhapur në Veri dhe në Jug. Në fakt, lart në Veri, jashtë territorit të tanishëm të Shqipërisë, kufijtë e parë të Shqipërisë, pjesa më e madhe e popullsisë (Shqiptarëve) janë 90% Mohamedanë

Senator Moses: Ajo pjesë e Shqipërisë e aneksuar nga Mali i Zi sipas Traktatit të Berlinit përfshin një pjesë të konsiderueshme të Mohamedanëve.

Zoti Erickson: Ata ishin kryesisht Mohamedanë.

Kjo është vetëm një pjesë e veprimtarisë lobiste të këtij miku të Shqiptarëve, siç ishte diplomati Erickson, i cili ja kushtoi jetën e tij Çështjes kombëtare Shqiptare.

Illyria Press

Next Post

Dasma e Sinanit, Bes Kallaku tallet keq me çiftin (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

January 22, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me vranësira të dendura, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 22, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In