• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e David Qoses: Qëllova me armë pasi komshinjtë po shtinin drejt shtëpisë time

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka firmosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për David Qosen, i dyshuar për vrasjen e policit të FNSH të Shkodrës, Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës në 3 shtator. Në seancën që zgjati 40 minuta prokuroi i çështjes rindërtoi ngjarjen e rendë, duke treguar se policia e Shkodrës u njoftua nga një komshi i Qoses, i cili tha se 27-vjeçari po qëllonte me armë. Sipas prokurorit ai njoftoi policinë, gjithashtu se David Qosja kishte edhe probleme të personalitetit.

Sipas prokurorit, pas këtij raportimi policia u nis drejt Torovicës, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e FNSH.

Autoblinda e drejtuar nga polici Kodra i është afruar para shtëpisë së 27-vjeçarit Qosja, dhe pasi ka zbritur nga mjeti, është pozicionuar tek një pemë. Në këtë moment Qosja ka qëlluar me armë drejt policisë, duke plagosur rëndë, Ardian Kodrën, i cili ka nderuar jetë disa minuta më pas.

Ndërkaq, David Qosja akuzohet edhe për tentativë vrasjeje ndaj dy punonjësve të Policisë, Vilson Toka dhe Emirjon Bajraktari.

Sipas prokurorit, pas disa orë shkëmbim zjarri me policinë, shtëpia e Qosjes ka marrë flakë, nga frika se mos digjej i gjallë ai ka dalë jashtë, dhe është fshehur në një arë misri pa shtëpisë. Pasi ka kuptuar se ishte i rrethuar, ai ka hedhur armën dhe është dorëzuar.

Avokatja e tij ka thënë se ai ka pasur mundësi të largohej, por është kthyer dhe është vetëdorëzuar për t’u përballur me pasojat.

Qosja tha se ka qëlluar, pasi disa komshinj kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij, dhe se kur ka ardhur policia nuk ka dashur që ata të hyjnë në shtëpi më e tij.

Por kjo deklaratë e tij, nuk ka ndryshuar qëndrimin e gjyqtares e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkaq, prokuroria ka kërkuar një ekspertim të gjendjes së tij mendore. Nëse Qosja rezulton me probleme, atij mund t’i zbutet vendimi, por nëse jo rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një punonjësi policie.

BW/d.i.

 

Next Post
Ju prezantojmë konceptin e ri luksoz të polakëve

Ju prezantojmë konceptin e ri luksoz të polakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In