• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e Balliut nga “kafazi”: Jam rritur në rezidencat e shtetit, nuk jam Bruce Lee

by A R
09/05/2019 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në Gjykatën e Tiranës, nga kafazi i të pandehurve ka paraqitur pretendimet e tij për protestën tek Unaza e Re dy ditë më parë që shpërtheu në dhunë dhe konfrontime me policinë dhe banorët e zonës së Astirit. Balliu tha se nuk ishte protestë për të penguar kryeministrin Edi Rama që shkonte në vizitë pranë Fabrikës së Miellit.

Sipas tij banorët ishin trembur nga prania e policisë në zonë duke menduar se do t’i shembeshin banesat, pasi atje pritet të përfundojë projekti i Unazës së Madhe.

“Nuk dolëm në protestë për Ramën, banorët më morën në telefon më njoftuan u trembën nga prezenca e policisë menduan se do t’i shembeshin shtëpinë”, tha Balliu.

Ai tha se nuk ka dhunuar efektivët e policisë, pasi sipas Balliut ai nuk shikonte më nga sytë pasi uniformat blu hodhën gaz lotsjellës, siç ai pretendon. Madje Balliu thotë se ka ndërhyrë mes turmës për të ndalur banorët që po konfrontoheshin me policinë.

“E kam krahun e nxirë  nga përplasjet me banorët për të mbrojtur Policinë e Shtetit. Unë jam një djalë i rritur në rezidencat e shtetit, i mbrojtur gjithmonë nga policë, dhe gëzoj respekt për uniformën e policisë. Sot këta efektivë policie detyrohen të marrin përsipër urdhra të korruptuar. Atë ditë Ramë ka folur me Rebani Jaupin drejtorin e Policisë Tiranë, shikoni çfarë ka folur me të dhe pse jam arrestuar unë.

Nuk shikoja nga dy sytë, për 4 orë pa mjekë, policia më nxori deri tek dera, dhe pas një urdhri të dytë më kthyen prapë. Kontrolloni kamerat, kur dy oficerët e policisë, që paska krahun e thyer qe edhe pse me krah të thyer më ndihmonte mua të dilja aty, nga gazi”, tregon Balliu para trupës gjyqësorë.

Ai përmend edhe dy mjeshtra ikonikë të arteve marciale. “Unë nuk jam as Miyagi, as Bruce Lee“, tha ish-deputeti demokrat.

 Sipas Balliut, masa e “arrestit shtëpiak” u la që ai mos të shkojë në protestën e 11 Majit që opozita jo parlamentare do të mbajë para kryeministrisë.

“Edhe në arrest shtëpie më lënë që mos të jem në 11 maj në protestë. Janë më budallenj seç mendojmë ne se janë nëse mendojnë se këto stile komuniste do të pengojnë protestën. Këto janë hapat e para të arrestimeve politike të babait shpirtëror të këtij që kemi sot në qeveris. por pa merak se shumë shpejt për të gjithë do të vijë Lulzim Basha dhe do t’i heqë qafe një e nga një”, përfundoi Balliu teksa duartrokitet në sallë nga të pranishmit, ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së.

/Shqiptarja.com

Next Post
Shuarja dhe kthimi i idesë së ndryshimit të kufirit

Shuarja dhe kthimi i idesë së ndryshimit të kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In