• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e Alibej ‘shpluhuros’ dosjet e vjetra! Dritë se kush vrau avokat Gurrën? Burime nga SPAK: Po verifikohen!

by E S
31/05/2025 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detajet e një dëshmie disa orëshe në GJKKO e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej për ‘Plumbin e Artë’ mund të zbardhë krime të tjera të bujshme në qytetin e Elbasanit.

Alibej, edhe pse nuk u pyet, tha në sallën e gjyqit se pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në mars të 2019, kishte dyshime se qëndronte grupi i Suel Çelës, një i shumëkërkuar nga SPAK si kreu i një organizate kriminale. Për këtë ai zbardhi një bisedë me Suel Çelën në një kohë kur vetë Alibeaj interesohej për të mësuar kush ia vrau vëllain Endritin dhe xhaxhain Arben Dylgjeri, në masakrën e Bradasheshit.

“I thash Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkroi direkt atij. Pastaj në bisedë i thash ‘po më avokat Ravikun ça patët’(?) Më tha ‘i futi hundët shumë tek “Maçi” (Klodian Çopja)’, kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi”, thoshte Alibej.

SPAK, që po heton vrasjen e Ravik Gurrës, nuk ka ende person nën akuzë dhe prej 6 vitesh ngjarja e rëndë kriminale është ende pa autor. Report Tv ka mësuar se deklarata e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka dhënë indicie dhe ka vënë në lëvizje SPAK për të shpluhurosur dosjen e bujshme, që krahas dëshmisë të sigurojë edhe prova të tjera për të gjetur urdhëruesit dhe ekzekutorët. Bisedat e protagonistëve në SKYECC mund të jenë një ‘minierë’ për të gjetur informacione dhe sipas burimeve edhe aty po shikohet për detajet e ekzekutimit me një plumb në kokë të avokatit Ravik Gurra.

Por dëshmia e Erion Alibejt të enjten ngriti pikëpyetje të forta mbi shkeljet e kryera nga policia e Shtetit në atë kohë, kur Elbasani u përgjak nga vrasjet. Në kohën kur iu vra vëllai dhe xhaxhai, Erion Alibej që njihet me nofkën “Krymi”, ndodhej në kërkim për plagosjen e Xhoni Rustës. Ai rrëfen se si policia e gjeti në vendin e ngjarjes ku ndodhi masakra në Bradashesh dhe nuk i vuri prangat, por jo vetëm kaq, i ofruan marrëveshje që të dëshmonte për çfarë dinte dhe nuk do e arrestonin, ndërsa flet jo për efektiv të zakonshëm por me emra drejtuesish të lartë.

“Ditën që do përcillja familjarët në banesën e fundit, drejtor në Elbasan ishte Altin Qato. Niko Brahimaj ishte drejtues i Departamentit për Krimet e Rënda. Unë isha në kërkim dhe më vijnë disa efektiv civil, më thanë ‘hajde të deklarosh dhe do të lirojmë sërish të jesh afër familjes’. Shkova, ishte Qato, Brahimaj dhe shefi komisariatit të cilin e dija që ishte i shitur tek Suel Çela. I thashë ‘nuk e dua këtë këtu’, e nxorën jashtë. Më thanë e ‘dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion te kush dyshon’. I thashë ‘do ju duket çudi por mos kanë ngatërruar objektiv, nuk di ku t’ju drejtoj’. Siç ma dhanë fjalën që do përcillja familjarët në banesën e fundit, më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë ‘bën mirë të ikësh nga ky qytet’”, tha para trupës gjykuese Erion Alibej.

Alibej rrëfen më tej se kishte mësuar që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së masakrës, por e larguan nga aty duke e zëvendësuar me Arjan Muçën në krye të policisë së Elbasanit. I penduari dëshmoi se kishte një burim policor që e informonte sa herë i kërkonte foto, emra dhe të dhëna për subjekte të ndryshme, por nuk e rrëfeu emrin. Edhe për këtë rast Report TV u interesua në grupet hetimore dhe përmes burimeve mësoi se edhe ky deklarim po verifikohet pasi drejtuesit e policisë mund të ketë kryer shpërdorim detyre.

Krahas dëshmisë së Alibej, po kërkohen prova të reja dhe se të dhënat që po transkriptohen nga SKY ECC, mund të hedhin më tepër dritë.

Next Post
Letra e Bardhit drejtuar Begajt për Ilirjan Rusmailin, Berisha: Këshilltari i presidentit në KAS është në shkelje të ligjit

Letra e Bardhit drejtuar Begajt për Ilirjan Rusmailin, Berisha: Këshilltari i presidentit në KAS është në shkelje të ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In