• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmia/ 22-vjeçarja: Kushëriri im më la 8 herë shtatzënë, më përdhunoi para motrës

by
18/08/2015 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia tronditëse e vajzës 22­-vjeçare, e cila është shfrytëzuar si prostitutë për 4 vjet me radhë nga kushëriri i saj i parë në Shqipëri, në Zvicër dhe në Itali.

Në rrëfimin e saj ajo pohon se është abuzuar dhe dhunuar seksualisht nga kushëriri Mark V., me të cilin pretendon se ka ngelur 8 herë shtatzënë. Në të teta rastet, sipas saj, është detyruar prej tij të abortojë.

Siç raporton gazeta “Panorama” ajo ka treguar se abuzimin e parë nga i afërmi i saj e kishte pasur që në moshën 17¬vjeçare dhe në një rast ishte përdhunuar në sy të motrës së saj të mitur.

Dëshmia e vajzës së trafikuar

“Theksoj se kushëriri im i parë, i quajtur Mark V., që prej disa kohësh më ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Shqipëri, kryesisht në Lezhë, por dhe jashtë shtetit në Itali e Zvicër. Fillimisht ka filluar para disa vitesh, ku Marku gjente klientë të ndryshëm se i sillte tek unë me qëllim që unë të kryeja marrëdhënie seksuale me këta shtetas kundrejt pagesës, e cila varionte në shuma të ndryshme. Fillimisht kjo veprimtari e Markut ka qenë më e rrallë në kuptimin që më sillte vetëm disa veta, ndërsa kohët e fundit që prej gjashte muajve Marku më ka sjellë persona të panjohur, deri në shtatë ose tetë persona në natë. Gjatë verës së vitit 2013, në kohën që qëndroja në banesën e marrë me qira nga ana e shtetasit Mark V., ka ndodhur që kam shkuar me persona të panjohur, të cilët i sillte Marku. Në lidhje me pazaret ndaj këtij klienti është marrë Marku, ku në këtë rast më ka informuar se ky klient e paguante për shërbimin seksual që unë i kryeja 5000 lekë ora dhe 10.000 në rastet kur unë kaloja natën me të. Në lidhje me shpenzimet që bënim për të jetuar dhe për banesën u merrte gjithmonë shtetasi Mark V. dhe theksoj se në asnjë rast unë nuk jam marrë me marrjen e shumave të lekëve nga klientët. Për sa i përket ushtrimit të prostitucionit në shtetin italian, kam për të sqaruar se në fillim të vitit 2014, ku data nuk më kujtohet, unë kam shkuar në Itali së bashku me Markun. Kemi shkuar me autobus. Për itinerarin që kemi përshkuar nuk di të jap shpjegime. Atje kemi shkuar me qëllim që unë të punoja si prostitutë, ku Marku do të më gjente klientë. Dua të theksoj se biletat i kemi blerë te një agjenci udhëtimesh në Lezhë. Di që Marku i ka mbetur edhe 200 euro borxh. Theksoj që unë nuk kam dashur që të shkoj në Itali për të kryer këtë punë, por jam detyruar nga Marku. Ai herë pas here më bënte presion, duke më thënë që nëse unë nuk shkoja, ai do të më vriste vëllain ose motrën, pasi dhe vëllain tim të madh Marku më ka thënë se unë ta kam vrarë.”

Abuzimi në sy të motrës

“Marku me mua ka abuzuar seksualisht në moshën 17 vjeç e gjysmë dhe vëllai im në atë kohë ishte gjallë, por nuk e dinte. Për këtë fakt kishte dijeni që pas ditës së parë që ka bërë marrëdhënie seksuale Marku me mua, së pari motra ime, e cila filloi të qante. Po atë ditë i tregova mamit tim dhe ajo tha t’i themi vëllait, por unë i thashë se jo, mos i trego se e vret Marku. Marku ka rrahur dhe prindërit mi, duke u nxjerrë dhe thikën, pasi donte të komandonte në shtëpinë tonë. Gjithashtu, rreth dy vite më parë, ka pasur një rast ku Marku ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj meje dhe ka detyruar motrën time të ishte prezente në dhomë gjatë kryerjes së aktit seksual.”

Next Post

Vjen videoja e nxehtë e Zajminës (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In