• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e familjes në Kombinat: Shtëpia vinte erë e keqe, me sektin fetar u lidhën në Tiranë

by Ardit Rada
03/07/2020 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja në kufijtë e të paimagjinueshmes që ka ndodhur në Kombinat, ka tronditur opinion publik.

Zhaneta Josifi, nëna e dy vajzave, njëra tashmë ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spitalin psikiatrik, me sa duket ka patur një jetë të vështirë, mbushur me peripeci dhe fatkeqësi gjatë jetës së saj.

Fqinjët e saj në Përmet, atje ku ajo ka jetuar më parë, thanë për ABC News se ajo ka qenë njeri shumë i mirë, dhe se nuk arrijnë të besojnë çfarë u ka ndodhur.

Nga ana tjetër një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi jashtë kamerave tregon detaje të reja. “Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur cfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin”, tha ajo jashtë kamerave të Report TV.

Qytetarja e Përmetit: Me gruan kemi punuar bashkë, kishte një burrë të sëmurë, u ndodhi një fatkeqësi u rrëzua burri nga pallati. Ka qenë një grua shumë  e mirë, kishte dy vajza. U habitëm që u ka ndodhur kjo.

Pyetje: Sa vite ka që u ka ndodhur kjo?

Qytetarja e Përmetit: Ka nja 10 vjet, këtu ka jetuar, përmetare ishte.

Pyetje: Po këtu me çfarë merrej?

Qytetarja e Përmetit: Tregtare ishte, shiste rroba.

Pyetje: Ka qenë praktikante e ndonjë feje?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo këtu jo, në Tiranë u bë.

Pyetje: Keni pasur informacion në Tiranë, si ka ndodhur, a keni patur kontakte?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo nuk kemi patur kontakte, por që ka qenë një grua shembullore, zonjë. Jemi shokuar kur kemi dëgjuar.

Pyetje: Nga ana ekonomike si kanë qenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk ishin dhe aq mirë këtu, pastaj vajtën në Tiranë, vajzat filluan punë dhe u rregullua, pastaj ju fut sektit fetar. Ndërsa burrin e kishte të sëmurë, pati goditje mendore, iu mërzit edhe jeta, se ishte sakat.

Pyetje: Ka pasur probleme mendore bashkëshorti?

Qytetarja e Përmetit: Po, u hodh nga kati i pestë, u vetëvra, pastaj ajo iku në Tiranë.

Pyetje: Po këtu a është marrë i shoqi me fenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk e di, ai vinte rrinte këtu me të shoqen gjithë ditën.

Ndërkohë një qytetare tjetër e Përmetit që ka njohur familjen thotë se kanë qenë familje e mirë por e vuajtur.

Qytetarja e Përmetit: Ka qenë një familje shumë e mirë por të vuajtur. Ka punuar këtu në treg, pati një fatkeqësi dhe iu vetëvra i shoqi dhe më pas ikën në Tiranë. Këtu në Përmet rrinin me qera ndërsa për fenë nuk di gjë.

/e.rr

Next Post
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të prokurorit Artan Bajrami

Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të prokurorit Artan Bajrami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In