• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmi mbi Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën dhe Mihal Delijorgjin, në momentin e shpërthimit të Gërdecit

by Mero Baze
15/03/2019 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të kuptuar se si lidhen personazhet e Gërdecit me njëri tjetrin, kam bërë një ushtrim të thjeshtë. Kam marrë tabulatet e Fatmir Mediut dhe Mihal Delijorgjit për të kuptuar me kë kanë komunikuar ata në momentin e shpërthimit dhe dy orë më pas. Është pak a  shumë ai alarmi i orëve të para, ku njeriu në hall, u drejtohet atyre njerëzve ku mund të gjejë shpëtim.

Fatmir Mediu ka filluar t’i telefonojë Sali Berishës, qyshkurse është shfaqur shenja e parë e flakës në Gërdec rreth orës 11.

Ka dy telefonata me Sali Berishën, pastaj me Sabri Godon, pastaj me përfaqësuesin e CIA në Tiranë, pastaj me stafin e tij, dhe ka vazhduar sërish me Topallin, Berishën, përsëri Berishën dhe pasi ka ndodhur shpërthimi i madh i orës 12 ka folur vetëm me gjeneralët dhe Shkëlzen Berishën.

Nëse do ta rindërtonim këtë film, duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, është e qart se ai ka alarmuar Berishën për atë që po ndodhte, ka raportuar i pari vdekjen e  baxhanakut të Berishës, të cilit Berisha në daljen e parë në shtyp i ngatërroi qëllimisht emrin nga Muhamed në Mehmet Hoxha, dhe më pas është sqaruar gjatë me djalin e tij për atë që u kishte ndodhur të dyve.

Nëse kthehemi pas, tek Mihal Delijorgji dhe shikojmë tabulatet e tij në momentin e shëprthimit, shikojmë të vërtetën e hidhur.

Sipas një video që e zotëron gazeta Tema, i pari, që është lajmëruar prej specialistit amerikan se Gërdeci po shpërthen është Kristua, vëllai i Mihalit. Prej momentit të shpërthimit, Mihali ka folur në fillim me Kriston, pastaj me dy përgjegjës të tij, pastaj me gruan, me Ylli Pinarin që ishte partneri shtetëror, Martin Mato që e kishte ortak bashkë me vajzën e Fariut, dhe pastaj ka folur me Shkëlzen Berishën.

Pra nëse hyjmë në psikologjinë e një biznesmeni që i ka ndodhur gjëma, ai pasi flet me vëllain dhe stafin e ngushtë, flet me gruan, avokatin dhe Shkëlzen Berishën.

Më pas derisa e arrestojnë në orën 16 ai flet përsëri me gruan, me avokatin dhe Ilir Metën me të cilin ka shkëmbyer 4 mesazhe.

Por nëse i hedh një sy tabulateve, të dy javëve  të shkuara para shëprthimit, nga dinamika e bisedave të tij me Shkëlzen Berishën, kupton dhe hallet e menaxhimit të kompanisë. Gjithmonë telefontat e tij me Shkëlzenin apo mesazhet e shkëmbyera me të, shoqërohen para dhe pas, me telefonata nga pothuajse të njëjtit njerëz, që janë zakonisht, vëllai që menaxhon kompaninë, Pinari, gruaja dhe dy njerëz të afërt të tij si dhe Rrahman Selmanllari që është njeri i Shkëlzenit në terren.

Mjaftojnë këto tabulate për të kuptuar se Shkëlzen Berisha ishte njeriu kyç pa të cilin ai nuk e zhvillonte dot këtë biznes. Ai i telefonon atij me një dinamik të shtuar thuajse në dy tre ditë, duke folur disa herë dhe duke u pasuar nga telefonata që i drejtohen të njëjtit grup njerëzish.

Nuk besoj se do ndonjë shkencë të madhe, të kuptosh se kush është pronari real i këtij bzinesi, përderisa menaxheri formal i saj Delijorgji, zbulon përmes tabulateve se me kë i zgjidhte hallet.

Po t’i shtosh dhe këtij fakti, deklaratat fillestare të Shkëlzen Berishës, që thotë se nuk ka folur kurrë në telefon me Mihal Delijorgjin, dhe akoma më tej gjithë gënjeshtrat e familjes Berisha për atë ngjarje, shikon se si një familje në pushtet, e zhytur në krim, shkatërroi shtetin shqiptar dhe hyri në luftë me gjithë institucionet, vetëm që kjo e vërtetë të mos dilte në dritë.

Po i botoj të plota këto tabulate sot, pasi dëgjova Sali Berishën që tha se nesër duhet të dalim në protestë, pasi nuk mund t’i lëmë fëmijët tanë rrugëve si jetimë.

Këto tabulate tregojnë se Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe djali i tij Shkëlzen Berisha, kanë lënë qindra fëmijë jetimë, pasi vranë 26 qytetarë për të vjedhur. Për ironi të fatit, ditën kur mbushet 11 vjet nga dita që ata u mbuluan me dhe, të tre vrasësit janë sërisht në bulevard, për të kërkuar dhe një herë pushtet, pa u ndëshkuar ende për krimin që kanë bërë.

(Ndjesë nëse Shkëlzeni mund të jetë për furnizim të dyqanit brekëve luksoze të së dashurës në Vjenë, si çdo fundjavë).

Merrini këto tabulate, bëjini pankarta nesër në miting para kryeministrisë dhe bindini shqiptarët se ju e meritoni të riktheheni e t’i qeverisni. Ose t’i vrisni!

Next Post
Balluku “gris” koncesionin e Gjiknurit, anullohet autostrada 220 milionëshe!

Balluku: Brenda marsit, "Air Albania" fluturon sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In