Dëshironi të keni një marrëdhënie të lumtur? Ja sekreti
Dëshironi të dini një mënyrë të thjeshtë për t’a bërë marrëdhënien tuaj të fortë? Patjetër që doni. Mund të duket si diçka tepër e dukshme, por sipas një studimi të publikuar së fundmi mbi marrëdhëniet personale, çiftet që qeshin së bashku qëndrojnë për më gjatë me njëri-tjetrin. Dhe kjo është e vërtetuar edhe nga studime shkencore.
Psikologët në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill kanë vëzhguar 71 çifte që dilnin me njëri-tjetrin prej një kohe mesatare prej 4 vitesh, për të kuptuar cilësitë e marrëdhënieve të tyre. Më pas i filmuan duke rrëfyer sesi u njohën së bashku. Sa më shumë kohë që çiftet kalonin duke qeshur njëkohësisht gjatë gjithë historisë së tyre të dashurisë, aq më shumë ishte përqindja e marrëdhënieve jetëgjata e padyshim në mënyrë cilësore, me më tepër afrimitet dhe mbështetje mes njëri-tjetrit. Studimi zbuloi gjithashtu se femrat qeshin më shumë se meshkujt.
Përtej faktit më evident se qeshja i bën njerëzit më të lumtur, akti i qeshjes me parterin/partneren mund të jetë një veprim nxitës dhe mbështetës- njësoj siç është akti i shfryrjes me inat një shenjë se nuk i duroni aspak shakatë e njëri-tjetrit.
“Të gjithë mund të mendojmë për ndonjë moment kur ne jemi duke qeshur ndërsa partneri qëndron i ulur përkrah nesh pa bërë fare zë, krejt indiferent për humorin e lehtë”, tregon autorja e studimit laura Kurtz për revistën Time. “Por harrojmë të pyesim veten se çfarë do të thotë në fakt kjo mospërputhje në sensin e humorist me njëri-tjetrin, dhe çfarë shenje është për marrëdhënien e përbashkët”.









