• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshira Subashi: Reforma në drejtësi merr vlerë nëse implementimi është i plotë

by A R
12/01/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bashkëbisedim me Dëshira Subashin, nxjerr në pah, juristen ekselente, e njohur si gjyqtare e rreptë, ish-nënkryetare e Komisionit të Zgjedhjeve për dy mandate, që, nuk falte edhe spektrin politik që përfaqësonte kur ishte fjala për shkeljen e ligjit. Subashi është ndër të paktat gra të “hekurta”, që nuk ka bërë dhe bën kompromis me shkelësit e ligjit. Është ky një shkak madhor, që e ka lënë atë të papunë, ndërkohë që, Kushtetuta ka të shkruar se, pas mbarimit të mandatit, ajo duhej të kthehej në vendin e mëparshëm, pra në Gjykatën e Apelit. Ajo endet gjyqeve sot, për të kërkuar të drejtën, që shprehet se, për ‘të është betejë e humbur, sa kohë kemi këtë sistem gjyqësor.  Ajo flet rrallë në media, por pranoi të japë këtë intervistë ekskluzive për “Koha Jonë”, e mbushur me shpresë, se pas miratimit të Vetingut, në Shqipëri do të funksionojë shteti ligjor.

Si një nga gratë ekselente në fushën e drejtësisë, do të dëshironim të informonim lexuesin e gazetës “Koha Jonë” se çfarë është në vetvete Vetingu, cili është mendimi Juaj, për kolegët, që do t’i nënshtrohen këtij ligji?

Në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ligji për të cilin më pyesni, mori fuqi të plotë edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ligji me nr.84/2016 datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ose sikurse është dëgjuar të thuhet ligji i Vetingut është një nga ligjet e reformës në drejtësi që ka për qëllim të bëjë “radiografinë” e funksionarëve në sistemin e drejtësisë, që janë në detyrë. Ligji përmban dispozita të detyrueshme, për t’u zbatuar nga funksionarët e drejtësisë, dispozita që kanë për qëllim, të rivlerësojnë figurën morale dhe profesionale të funksionarëve të drejtësisë. Ligji në detaje ka përcaktuar hapat, që institucionet e ngritura për këtë qëllim, do të duhet t’i ndjekin.

Në dy drejtime do të jetë rivlerësimi i figurës morale dhe profesionale të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, që ashtu sikurse emërtohet në ligj është rivlerësim kalimtar. Ligji kërkon: vetëdeklarim të pasurive që disponojnë funksionarët vetë dhe familjarët e tyre, duke treguar ata vetë burimin e fitimit të pasurive. Kontrollin e aftësive profesionale, kontroll, që do të kalojë nga Shkolla e Magjistraturës.

Cili është opinioni juaj personal për këtë ligj. Do të jetë i suksesshëm?

Gjykoj pa mëdyshje, se ky ligj është shumë i domosdoshëm, pse jo edhe i vonuar në kohë. Drejtësia është një nga shtyllat e një shteti, i dobësuar së tepërmi, veçanërisht vitet e fundit; me një besim të humbur tek publiku, por edhe tek vetë shteti. Katandisur në këtë gjendje nga mungesa e pavarësisë, që kanë gjykatësit e prokurorët në përmbushjen e detyrës së tyre, situatë e krijuar thjeshtë dhe vetëm nga interesa politike korruptive. Kuptohet, që këto mendime që shpreh kërkojnë një shtjellim të hollësishëm por në një intervistë kjo është e pamundur. Mendoj dhe besoj personalisht, që gjykimi im gjen kuptim tek lexuesi, sepse janë fakte të gjithëpranuara të publikuara në periudhën e ligjbërjes së reformës në drejtësi. Pavarësia e drejtësisë, është tipari dallues në një drejtësi të vërtetë. Fatkeqësisht, drejtësisë në Shqipëri i mungon pavarësia, për shumë arsye ndaj edhe ka vuajtur humbjen e besimit tek publiku. Besoj, se ligji “Për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” , do të bëjë të mundur largimin nga sistemi i drejtësisë funksionarët, që nuk e kanë merituar të jenë tillë të drejtësisë dhe shpresojmë , në vendin tonë, do t’i kthehet drejtësisë dinjiteti i munguar.

Zonja Subashi, Ju besoni, se do të pastrohet sistemi i drejtësisë nga korrupsioni, që Ju e njihni mirë, sepse keni qenë në postet më të rëndësishmet të institucioneve të shtetit dhe pjesë e drejtësisë?

Kam arsye të besoj, se pas një analize të pranuar gjerësisht nga të gjitha institucionet e shtetit, përfshi këtu edhe vetë gjyqësorin, ndonëse jo me zë të fortë, përfshi edhe ligjin për vetingun, pa mëdyshje reforma që është miratuar, do të sjellë një shkundje tërësore të sistemit të drejtësisë. Pra, kemi arsye të besojmë, se, ndryshimi te drejtësia duhet të ndodhë. Unë, besoj, që strukturat e reja të krijuara për këtë qëllim me përfshirjen e monitorimit ndërkombëtar në to, do të mund të evidentojnë të paaftit, të korruptuarit dhe t’i largojnë ato nga sistemi i drejtësisë.  Ky do të jetë shërimi i “sëmundjes”, për drejtësinë, që çdo kush do ta dëshironte atë të shëndoshë e të pastër, që më në fund, Shqipëria, të ketë një drejtësi të vërtetë pa dallime e favore, qofshin ata të pasur apo të varfër, qofshin në detyra zyrtare të larta, të ulëta apo të papunë. Në gjykimin tim, e gjithë reforma është një paketë rregullash që duhet të funksionojë njëkohësisht. Organizimi tërësor në drejtësi kudo janë bërë ndërhyrje do të duhet të funksionojë paralelisht me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Kjo reformë mendoj se, merr një vlerë në se implementimi i saj është i plotë edhe i njëkohshëm.

Ju besoni, se emërimet e reja, do të jenë “të pastra”, se politika nuk do të “fusë hundët” në këtë proces?

Që të kuptohem me lexuesin, po shpjegoj se nëse do të nevojiten emërime të reja në gjyqësor, këtë funksion nuk mund ta bëjë më Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që është përgjegjës, pse jo edhe më shumë se një përgjegjës administrativ, drejtpërsëdrejti për gjendjen e krijuar në gjykata. Është ngritur një strukturë e re sipas kësaj reforme, që pritet të marre fuqi ligjore me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ngritja e kësaj strukture është e një rëndësie parësore, sepse aty fillon dhe mbaron përgjegjësia e ndërtimit, e kontrollit të gjykatave të nivelit të parë dhe të dytë që përbëjnë drejtësinë në vend. Besoj dhe uroj, që kjo strukturë të jetë e pavarur në funksionin e saj, në bindjen e saj dhe të ketë funksionar, që njohin ligjin në detyrat e tyre. Ka qenë kjo strukturë, që me ndikime gjithfarësh me përfitime kundrejt shërbimit, të sjellin drejtësinë në situatën që ndodhet, duke shkelur hapur dhe drejtpërsëdrejti të drejtat dhe liritë kushtetuese të individit. E pabesueshme, e papranueshme që struktura të tilla të drejtësisë të shkelin hapur ligjet dhe të promovohen në karrierën e tyre. Kjo është e vërteta e hidhur, kjo ka ndodhur.

Reforma në drejtësi e lakuar vite më parë, që çoi edhe në krijimin e gjykatave administrative, mendoni se ia arriti qëllimit. Është kjo një provë, për të besuar se, më në fund do të kemi shtetin ligjor në vendin tonë?

Organizimi i gjykatave është një element me shumë vlerë domosdoshmëri, për të pasur drejtësi. Po, është e vërtetë dhe unë sjell në vëmendje të lexuesit, që në vitin 2012 ishte një debat i fortë politik në vend, për të ashtuquajturën reformë në drejtësi.  U krijuan gjykatat administrative me qëllimin e vetëm, që të gjykonin shpejt dhe të përfundonte një gjykim me vendim të formës së prerë në dy a tre muaj, madje, duke thjeshtëzuar edhe procedura gjykimi në dhënien e vendimit. Organizimi dhe koha provuan, që këto gjykata ishin të dështuara dhe nuk iu arrit qëllimit që synonte ligji për krijimin e tyre. Ndër shkaqet që çuan në këtë dështim ishin se u emëruan disa gjyqtarë të zgjedhur që nuk i përgjigjej ngarkesës së tyre, u krijuan struktura të fryra me kosto në Buxhetin e Shtetit dhe këto gjykata, sot pas afro katër vite pune, janë tërësisht me procese të parregullta ligjore, sepse kanë dhënë dhe japin vendime jashtë afateve të përcaktuara në ligj. Për këtë cilësim ekziston edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që u jep të drejtën të dëmtuarve për dëmshpërblim. Do të mjaftonte ky vendim, për të shkundur vendit në zgjidhjen e kësaj situate nga strukturat kompetente. Në të vërtetë, askush nuk ka reaguar. Ky është një alarm. Ajo që të frikëson që shteti nuk vlerëson gjykatën më të lartë në vend, që shteti shpërfill të zbatojë vendimet e gjykatave. Kjo sjellje tregon arbitraritet të institucioneve ndaj të drejtave të njeriut, që për fat të keq, në Shqipëri po flitet gjithnjë e më pak.

Është normale ndëshkimi me një dorëheqje i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, sipas Jush, apo duhet të përgjigjen para ligjit?

Dorëheqja nuk është ndëshkim. Jo në çdo rast dorëheqja do të duhet kuptuar dhe barazuar me termin korrupsion. Pa asnjë dyshim, që korrupsioni duhet të ndëshkohet. Dorëheqja, nuk pengon organe të tjera të shtetit, për të vënë para përgjegjësisë ligjore të korruptuarit, qofshin këto edhe të drejtësisë.

Besoni që do të vihen para përgjegjësisë ligjore edhe politikanët që akuzohen për korrupsion?

Një drejtësi e vërtetë sigurisht, që vë para përgjegjësisë ligjore çdo zyrtar, përfshi këtu edhe politikanë apo zyrtarë të tjerë të lartë. Ta shpresojmë që edhe Shqipëria do të ketë një ditë drejtësi, si në çdo shtet tjetër demokratik.

Bindeni se organet vendimmarrëse dhe ato ekzekutive do të kenë më në fund njerëzit e ditur, të pastër, se nuk do të jetë parësore partia, por meritokracia?

Kjo është një pyetje më e gjerë se drejtësia. Pyetjen tuaj unë e kuptoj, nëse do të jenë pushtetet e tjera si drejtësia e kuruar? Të fillojë drejtësia, sepse besoj, se do të ketë ndikim në përmirësimin e shtetbërjes. Do të kemi vendimmarrës a zyrtarë të ekzekutivit të pastër dhe të zgjedhur me meritokraci, i duhet lënë kohës për ta vlerësuar. Kam bindjen nga eksperiencat personale, se politika e sotme të thotë pikërisht se je me një figurë pastër, je i/e aftë profesionalisht, deri më sot ke punuar mirë, por “nuk je i/e pëlqyer”. Ky mendim, që jap për lexuesin, më bën që vetëm të uroj, që të bëhet meritokracia gjithkund.

Mendoni zonja Subashi, se është e udhës që të jetë grua Avokate e Popullit?

I njoh mirë detyrat që kryen Avokati i Popullit. Një grua jo vetëm mund të ishte në këtë detyrë, por besoj se do të kishte të gjithë mundësitë, për të qenë e duhura, se do të ishte vërtetë një avokate në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kryesisht nga veprimet e paligjshmëritë e pushtetit.  Ndjeshmëria e një gruaje është kurdoherë më e zhvilluar. Koha ka treguar se gruaja, është më e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme për të kryer detyrën që i ngarkohet.

A i duhet Shqipërisë një Presidente grua. Që nga shpallja e pavarësisë, nuk është bërë e mundur, ndërkohë që, Kosova vetëm me 6 vjet shtet vendosi një grua kryetare shteti?

Pse jo. Shqipëria ka gra me kapacitete të spikatura. Gruaja përbën gjysmën e popullsisë. Pse jo. Do ta dëshiroja.

Si e gjejnë mbështetjen gratë, që janë të denja për të bërë karrierë, nga gratë e zgjedhura në organet vendimmarrëse dhe në qeveri?

Është keqardhje të deklarohesh, që gratë në karrierë politike apo në karriera ekzekutive nuk japin mbështetje për gra të tjera të denja për karrierë. Mungesa e mbështetjes gati është kthyer në zakon negativ. Duket se luajnë rol edhe ndikimet partiake. Ky është realiteti në Shqipëri, pavarësisht se gratë në politikë, publikisht trumbetojnë mbështetjen e grave të karrierës.

Next Post
“Beteja” për gazin, ja pozicionimi Shqipërisë sipas raportit amerikan

Gazsjellësi TAP, instalohen 45 km tubacione në territorin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In