• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dermatoza nodulare/ FAO bën thirrje për vaksinim të gjedhëve në Ballkan

by Java News
26/09/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FAO bën thirrje për shtrirje të vaksinimit të gjedhëve për të mbajtur në kontroll dermatozën nodulare në Evropën Lindore dhe Ballkan, veçanërisht në zonat ku rreziku është më i lartë. Në një dokument të botuar sot, FAO paralajmëroi se edhe vendet që nuk janë prekur nga sëmundja e dermatozës nodulare deri më tani, por që konsiderohen në rrezik, duhet të kryejnë vaksinimin bazuar mbi riskun për të shmangur përhapjen e sëmundjes që mund të ketë pasoja shkatërruese për fermerët, sidomos ata të vegjël.

Sëmundja e dermatozës nodulare është një virus i gjedhëve që transmetohet nga pickimi i insekteve që nuk ndikon tek njerëzit, por mund të rezultojë vdekjeprurës për gjedhët. Sëmundja ka qënë e kufizuar vetëm në Afrikë. Në vitin 2013, ajo u shfaq në Turqi dhe më pas u përhap shpejt në nëntë vende në Evropën Lindore dhe në Ballkan.

Në kulmin e përhapjes së sëmundjes në Europë, vendet e goditura nga sëmundja e dermatozës nodulare, kanë regjistruar deri në 200 raste, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike – si shkak i rënies së prodhimit të qumështit dhe rënies në cilësinë e lëkurës – dhe vdekjes deri në 15 përqind të tufave të prekura.
“Edhe pse në Evropë ishte e pranishme që në prill pas vaksinimeve masive, ne kemi parë që sëmundja rishfaqet në muajt e fundit në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni. Kjo është vetëm një shenjë paralajmëruese se sëmundja nuk është plotësisht e kontrolluar dhe mund të vazhdojë të përhapet nëse nuk bëjmë më shumë përpjekje për ta kontrolluar atë “, tha Ren Wang, Asistent Drejtor i Përgjithshëm i FAO-s, Departamenti i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

FAO u bën thirrje qeverive në të gjithë rajonet në rrezik nga sëmundja e dermatozës nodulare që të kryejnë fushata vaksinimi, sidomos përpara sezonit të shfaqjes së insekteve, që zakonisht fillon në mars, kur normat e infeksionit janë më të larta për të parandaluar, kontrolluar dhe eliminuar sëmundjen. Për shembull, vaksinimi parandalues në Kroaci, Bosnje dhe Herzegovinë dhe në veri të Serbisë do të krijonte një zonë mbrojtëse dhe do ta ndalonte sëmundjen nga përhapja e mundshme në vendet fqinje si Hungaria dhe Rumania, të cilat kanë shpëtuar deri më sot nga kjo sëmundje.

FAO paralajmëroi se heqja dhe largimi i menjëhershëm i të gjitha kafshëve të infektuara nga një fermë – duhet të përdoret si një mjet i fundit, sepse heqja mund të ketë një ndikim drastik në fermat e fermerëve, veçanërisht të fermerëve të vegjël. Nëse largimi konsiderohet i nevojshëm, FAO rekomandon që kjo të bëhet vetëm në rastin e kafshëve të prekura klinikisht, kur infeksioni konfirmohet nga një laborator i autorizuar dhe kafshët duhet të eliminohen duke respektuar standartet e mirëqenies së kafshëve në mënyrën e duhur dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

FAO ka luajtur një rol të rëndësishëm në reformimin e politikave të shteteve në mënyrë që vaksinimi të përdoret si një masë kyçe për të parandaluar sëmundjen e dermatozës nodulare dhe për të minimizuar humbjet.
“Pavarësisht progresit të bërë në luftimin e sëmundjeve të lëkurës, ka ende disa zona gri në të cilat duhet të përqendrohemi. Për këtë, ne duhet të kuptojmë më mirë për shembull nëse sëmundja e dermatozës nodulare mund të transmetohet nga një kafshë në tjetrën nëpërmjet qumështit të infektuar, dhe nëse kafshët e infektuara që nuk tregojnë shenja klinike munden ende të përhapin virusin “, tha Ren Wang, Asistent Drejtor i Përgjithshëm i FAO-s, Departamenti i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

“Nevojitet gjithashtu një koordinim më i mirë rajonal dhe mbikëqyrje më e lartë për të trajtuar më efektivisht përhapjen e sëmundjes”, shtoi Ren Wang.
Paralelisht, FAO ka mbështetur vendet në luftën e tyre kundër sëmundjeve të dermatozës në terren. Përmes një sërë projektesh rajonale, FAO ka prodhuar një manual drejtuar veterinerëve në në terren, i cili është tashmë në gjuhët angleze dhe shqipe dhe së shpejti do të jetë në dispozicion në gjuhët maqedonisht, rusisht, serbisht dhe turqisht. Trajnimi për programin e trajnerëve për veterinerët në terren, u prezantua kohët e fundit në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë duke u përqendruar në sëmundjen e dermatozës nudolare dhe sëmundjen e gjuhës blu, me trajnimin e tetë trajnerëve kryesorë, të cilët do ta përsërisin atë në rajone të ndryshme të vendit. Së fundmi, është krijuar një model për një plan emergjence, i cili mund të përshtatet nga shtetet sipas rrethanave dhe nevojave të tyre.
Një plan emergjence, tha Andriy Rozstalnyy , zyrtar për shëndetin e kafshëve i FAO-s, është një instrument kyç për gatishmërinë dhe kontrollin në raste emergjence për këtë sëmundje.

Next Post
Braçe: Për “qentë e korrupsionit” dhe intelektualin që i “djeg miza” për Zenin

Financat e vetting/ Braçe: Kërkesat për paga të larta jashtë çdo ligji! Të papranueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In