• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Derisa opozitarëve t’u dalë frika nga Berisha…

by Mero Baze
10/01/2024 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama u përpoq t’i injorojë grupet opozitare në Parlament rreth bashkëpunimit të kushtëzuar me ta për tre ligje që presin votat e tyre. Është fjala për ligjin e reformës zgjedhore, amnistinë për të burgosurit dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Po përse kryeministri u përpoq të injoronte bashkëpunimin me grupet opozitare?

Ajo që është e qartë brenda opozitës është se të gjitha grupet përgjojnë njëra- tjetrën se mos dikush bashkon votat me qeverinë për ndonjë ligj për ta quajtur tradhtar. Sindroma e “armikut të brendshëm” është dominuese në opozitën e sotme, dhe kur palët krahasohen me njëra- tjetrën, krahasohen pikërisht me bashkëpunimin, ose mos bashkëpunimin me qeverinë.

Në këto kushte, me këtë frymë që është krijuar brenda opozitës, çdo bashkëpunim për tre ligjet që presin 84 vota, do të konsiderohet tradhti dhe nuk ka gjasa të ndodhë.

Duhet një guxim politik dhe një grup opozitar i qartë që nuk ndihmohet nga berishizmi, që të marrë vendim të bashkojë votat duke mbështetur propozimet e veta. Ndryshe të gjithë do të përgjojnë njëri- tjetrin për të raportuar tek ballkoni i Berishës.

Deri më tani ka vetëm një propozim serioz të Lulzim Bashës, që në thelb synon një ligj proporcional kombëtar me lista të hapura, çka është në një gjatësi vale me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i heq ligjit aktual pragun prej 10 mijë votash përtej të cilit llogaritej lista e hapur.

Propozime të tjera nuk ka. Propozimet e partive të vogla jo parlamentare janë ende të paqarta, sa vota të opozitës gëzojnë.

Është kjo arsyeja që Edi Rama tani është komod.

Sa i përket ligjit electoral, ai ka interes që të mos ndryshojë dhe të mbetet ky që është. Nëse Basha do vërtet ta ndryshojë, duhet të dëshmojë guxim politik që të mbrojë propozimet e veta dhe të bashkojë votat me Ramën pa pyetur se çfarë thonë palët që raportojnë tek Berisha.

Ana qesharake e kësaj situate është se të gjithë duan të bashkëpunojnë për tre ligjet, por duke qenë se kanë kërkesa klienteliste, dhe jo publike, nuk guxojnë dot t’i bëjnë publike, dhe po harxhojnë kohë kot kafeneve, me njerëzit e Edi Ramës.

Fjala vjen ligji për amnistinë ishte gati për t’u kaluar, pasi në mënyrë klienteliste rreth 10 deputetë të opozitës kishin dhënë fjalën pasi përfitonin njerëz të tyre, përfshi dhe Salianjin, të cilin e presin dy vite burg. Por në fund u tremben po prej votës së tyre dhe e shtynë.

E njëjta gjë është dhe për Avokatin e Popullit. Secili grup opozitar nëpër kafene jep ndonjë emër të vetin dhe garanton dhjetë vota, pastaj kujtohen për ballkonin e Berishës dhe bëhen parimorë. E duan dhe atë pjesë të konsensusit.

Kështu që qeveria e ka zgjedhje të detyruar të injorojë grupet opozitare derisa atyre t’u dalë frika nga Berisha dhe të veprojnë me guximin e tyre për të përdorur votën që kanë në mënyrë parimore, por dhe me dinjitet.

Deri atëherë qeveria bën dhe pa këto tre ligje, por ata nuk bëjnë dot hair duke pritur çfarë do t’u thotë “babi i Zenit në majë të ballkonit”.

Next Post
Berisha lutet nga dritarja: Të rinj ngrihuni, lini auditoret e mbushni rrugët. Rama, armiku më i egër i kombit

Berisha lutet nga dritarja: Të rinj ngrihuni, lini auditoret e mbushni rrugët. Rama, armiku më i egër i kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In