Ambasada gjermane ka bërë të ditur se në tre data brenda kësaj jave do të kthehen plot 244 shqiptarë. Bëhet fjalë për shtetasit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.
Ambasada bën të ditur se riatdhesimi i tyre do të bëhet brenda javës, ndërsa shtetasit në fjalë pritet të vijnë përmes aeroportit ‘Nënë Tereza’.
Datat e kthimit:
Në datën 16.11, ora 14.20 – rreth 131 persona
Në datën 18.11, ora 13.35 – rreth 55 persona
Në datën 20.11, ora 14.10 – rreth 58 persona