• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deri në moshën 15-vjeç kam kullotur lopët”, modelja shqiptare tregon sakrificat që ka bërë për mos t’u martuar

by Ardit Rada
25/09/2020 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin Historia ime në Tv Klan, Emina Cunmulaj ka rrëfyer historinë e jetës së saj duke nisur nga fëmijëria që ka kaluar në Mal të Zi.

Ajo ka lindur në Michigan dhe kur ishte 5 vjeçe, prindërit e saj u kthyen në Mal të Zi, në një fshat të vogël malazez buzë Liqenit të Shkodrës,që quhet Nënelm.

Deri në moshën 15 vjeç ajo ka kullotur lopët dhe i ka mjelë ato sepse e gjente si arsye për të mos u martuar.

Sipas saj vajzat që bënin punë shtëpie dhe dinin të gatuanin, martoheshin shumë shpejt dhe ajo merrej me punë vetëm jashtë shtëpisë, të mos dinte të pastronte dhe gatuante që të shtynte sa më shumë martesën.

Mirela Milori: Ju u vendosët të gjithë në Nënelm, sa vite qëndrove aty?

Emina Cunmulaj: Unë u largova sërish nga fshati në moshën 15 vjeç.

Mirela Milori: Si ka qenë jeta në këtë fshat?

Emina Cunmulaj: Në përgjithësi mirë, përpiqem t’ia vë fokusin gjërave pozitive. Një fëmijëri shumë e thjeshtë. Sa herë që vij vizitoj disa familje në nevojë dhe i shoh këta fëmijë që po jetojnë të njëjtën jetë që kam jetuar dhe unë. Unë kam mjelë lopët, i ka çuar në livadhe, i kam sjellë prapë lopët në shtëpi. 

Nuk doja të bëja punët e shtëpisë brenda sepse vajza në atë kohë martohej që 14 vjeç dhe i thoja vetes nëse nuk i bëj gjërat, nuk e bëj gatimin, pastrimin, ndoshta nuk do më martonin tepër herët. Kështu pothuajse ka kaluar fëmijëria. 

Nuk kemi patur shumë lodra, kemi luajtur më shumë me llaç e baltë. Janë disa gjëra që kanë ndodhur jo shumë të bukura. 

Gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë ka qenë një kohë më e vështirë, pastaj lufta e Kosovës ka qenë edhe më e vështirë sepse ne kemi qenë në fund të Malit të Zi, tek liqeni i Shkodrës dhe kanë kaluar shumë refugjatë në atë kohë që duart e mamit tim i kanë dhënë bukë më hëngër, rrobat tona ia kanë veshur atyre. 

Duke rrëfyer historinë e jetës, modelja e njohur Emina Cunmulaj, ka treguar se para se të largohej nga fshati i saj në Mal të Zi, gati sa nuk e fejuan prindërit me një djalë në moshën 14 vjeç.

Ajo pati guximin e rrallë që t’i kundërshtonte prindërit dhe u kërkoi që ajo të largohej dhe të bëhej modele jashtë vendit.

“Unë gati sa nuk u fejova në moshën 15-vjeçare sepse në atë kohë kështu martoheshin vajzat dhe nuk i pyeste kush. Thoshin ka ardh filani me të pyet për vajzën, është familje e mirë dhe hajde ta fejojmë. 

Unë i kam patur prindërit të kujdesshëm dhe deri diku më kanë pyetur, ndryshe nga të tjerët që nuk i pyesnin vajzat e tyre. Me babin kam pasur një marrëdhënie që isha më e lirshme të flisja disa gjëra që vajzat e tjera nuk  i flisnin dot me prindërit e vetë.

Babi më pyet a ke ndonjë interes dhe i thashë bab të lutem… Isha vetëm 15 vjeç dhe aty e kuptova që jeta ime do jetë ose në një anë ose në anën tjetër.  O do iki të bëj diçka për jetën time o do ngel të bëj një jetë që nuk e dëshiroja.

I thashë babit ti duhet të kesh besim tek unë, dhe babi ngeli i habitur dhe më tha ok vij unë herën e parë me ty. Erdhi babi me mua, kam ik në Gjermani. Pas asaj tha babi nuk kam vajzë unë që të lyp punë derë më derë. Mirëpo me pak vullnet me pak biseda nisën hapat e karrierës sime”, është shprehur Emina.

Ajo ka treguar se para se të njihte bashkëshortin e saj biznesmen, vetë ishte shumë e pasur. Nuk i ka parë kurrë të ardhurat e bashkëshortit dhe me këtë frymë do të rrisë edhe vajzat e saj.

Madje ajo shprehet se para vitit 2008, për 8 orë në ditë punë si modele, paguhej me shifra marramendëse që për një vajzë fshati ishin shumë.

“Para 2008, gjendja ekonomike ishte në nivel shumë të lartë, për një vajzë fshati me një jetë aq të thjeshtë dhe të arrijë një moment kur nga orës 9 e mëngjesit deri në 17:00 fiton aq shumë, nuk e them dot numrin me aq shumë shifra mbrapa. 

Shumë njerëz bëjnë shumë paragjykime dhe unë vetëm qesh sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë se para se të njihja unë burrin tim kam pasur shumë lekë të miat. Unë nuk kisha nevojën e asnjë mashkulli, isha e pasur. Unë për këtë gjë mburrem dhe këtë gjë dua t’ja mësoj dhe vajzave të mia”, ka treguar Emina.

Modelja Emina Cunmulaj ka jetuar në një fshat të Malit të Zi që quhet Nënelm deri në moshën 15-vjeçare, kur nisi modelingun. Ajo ka treguar se hapat e parë kanë qenë me konkursin e modeleve Elite, ku ka marrë pjesë duke përfaqësuar Jugosllavinë në vitin 2001, dhe pastaj agjencia Elite i ofroi një kontratë botërore të cilën e pranoi.

Më pas ka jetuar në Milano, Paris, Amsterdam dhe kur ishte 18 vjeçe, vendosi të kthehej në SHBA për të përfunduar studimet, por arriti vetëm të mbaronte shkollën e mesme.

Mirela Milori: Si ndodhi që u bëre modele?

Emina Cunmulaj: Nuk e di, ndonjëherë pyes vete si është e mundur që një vajzë që është rritur në fshat, në një kohë kur gruaja nuk kishte të drejtë të votonte, një kohë kur femra nuk kishte të drejtë të punonte, që nuk kishte mundësi të vishte se çfarë të donte, një grua që nuk kishte të drejtë të ngiste makinën. Unë nuk e di, Universi i bën këto gjëra të mrekullueshme. 

Kur i thashë unë mamit dhe babit do të bëhem modele, mami tha menjëherë që vajza ime nuk zhvishet lakuriq asnjëherë. Njerëzit, familjarët, katundi thoshin do të bëhet vajza prostitutë. Ishte një tmerr, por unë duke i thënë babit që ti më njeh më mirë se gjithkush, më ke rrit si mashkull, më ke rrit si djalë. Unë më parë kam shkuar të gjuaj peshk sesa kam ditur të gatuaj. I thashë duhet të kesh më shumë besim tek unë.

Kam qenë shumë e guxmishme në atë kohë si fëmijë me i thënë babit fjalë të tilla. Nuk ka ekzistuar që një vajzë 14 vjeç të ngrihet dhe t’i thotë kështu babës së vet. Unë kam lyp motorin kur kam qenë 14 vjeç se unë kam thënë jam një nxënës i shkëlqyeshëm, pse unë nuk kam një motor, pse vetëm djemtë të vozitin motor? Ai ma ka premtuar, atë natë nuk do e harroj kurrë, e kam dëgjuar duke folur me mamin dhe të nesërmen më tha nuk bën motori.

Next Post
“COVID s’do të jetë kriza e fundit pandemike”/ Paralajmërimi i OBSH: Ne e dimë që…

Konfiskohen 27 milionë maska kundër koronavirusit në Evropë: Ishin të falsifikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

December 25, 2025
Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

December 25, 2025
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

December 25, 2025
Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

December 25, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

December 25, 2025
Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

December 25, 2025
Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

December 25, 2025
“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

December 25, 2025
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com