• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri në 6 nëntor afati për bashkimin e PD/ Noka konfirmon Këlliçin përballë Veliajt: Kur i mbajmë primaret në Tiranë, Elbasan e Durrës!

by Java News
26/10/2022 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë të vijnë të futen në primare… ! Mbi këtë parim numri dy i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Flamur Noka adreson një thirrje të fundit për bashkimin e demokratëve të ndarë mes Sali Berishës e grupit Alibeaj.

Pavarësisht kujdesit për të mos përcjellë mesazhe përçarje, për Nokën koha nuk premton. Mbeten vetëm disa ditë nga 6 nëntori, datë që do të përcaktojë qartësisht nëse demokratët e Alibeajt i bashkohen primareve.

“As ne as kolegët tanë nuk kemi kohë për të humbur. Deri më datë 6 është afati që ne ecim me negociatat por edhe emrat e kandidatëve”, tha Noka.

Tashmë është bërë publike, që për të fituar më shumë kohë për fushatë, kandidati i Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit do të jetë të parat që do të zhvillojnë primaret. Për Report TV, Noka zbulon afatin.

“Ne tashmë e kemi përcaktuar një ‘deadline’, 4 dhjetorin. Por Tirana, Elbasani dhe Durrësi do mbahen në nëntor”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i ‘Rithemelimit’.

Gjithçka në dorë do ta ketë vota e demokratëve, por kur vjen puna te emrat që përfliten për të qenë kandidati I opozitës për bashkinë më të madhe të vendit, Tiranën, Noka e konfirmon.

“Këlliçi, është një nga potencialet, një nga sfidantët kryesorë. Aleatët kanë deklaruar, të gjithë emrat e kandidatëve do të kenë suport”, vijoi ai.

Por më shumë sesa bashkimi politik, për të maksimalizuar votën, demokratëve të rithemelimit bashkimi I duhet edhe të gjetur mekanizmin e regjistrimit të kandidatëve për qytetarin e parë dhe këshillat bashkiakë. Këtu Noka pranon ngërçin, por thotë se zgjidhja do të gjendet në bashkëpunim me aleatët.

“Ka një grup ekspertësh po punojnë bashkë me aleatët”, tha Flamur Noka.

Tashmë të gjitha partitë e vogla opozitare kanë bashkuar energjitë e tyre rreth PD së Rithemelimit për vendoret e 14 majit. PD ka marrë jo vetëm pjesën më të madhe, por edhe qershinë mbi tortë, pasi tashmë dakordësia për të pasur ajo kandidatët për kyebashkiakë në thuajse 61 bashkitë është arritur. Vetëm në bashkitë ku gëzojnë mbështetje të gjerë, kandidatët e aleatëve do futen në primare./m.j

Next Post
Nuk ndalen aksidentet me motor, tjetër rast në aksin Lezhë-Laç

Nuk ndalen aksidentet me motor, tjetër rast në aksin Lezhë-Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In