• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri më 31 dhjetor 2017, një mijë ish të përndjekurmarrin këstin e tetë

by Java News
07/12/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rreth 1 mijë ish-të përndjekur politikë deri më 31 dhjetor 2017 do të marrin këstin e 8-të të dëmshpërblimit. Në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, u shpreh se janë gjetur fondet për dëmshpërblimin e ish të dënuarve që janë gjallë.“Deri në datën 31 dhjetor ish- të përndjekurit do të marrin këstin e tetë në masën 100% për të gjallët”, – tha Ahametaj. Një pjesë e ish të përndjekurve që janë gjallë nuk e kanë marrë ende këstin e tetë, të fundit, të dëmshpërblimit. Shkak kanë qënë mosdorëzimi në kohë i dokumentave, por edhe mungesa e fondeve nga Ministria e Financave. Tashmë të ish të dënuarit do të kenë në llogaritë e tyre bankare këstin e tetë, duke mbyllur procesin e dëmshpërblimeve për ata që janë gjallë.

Trashgimtarët
Ndërkohë për sa i përket trashgimtarëve Ministri Ahmetaj tha se procesi do të vijojë me shpejtësi në vitin 2018-të, duke qënë se i gjithë fondi do të kalojë për këtë kategori. Kjo për faktin se mbyllet procesi i dëmshpërblimit për ata që janë gjallë dhe do të nisë dhënia e këstit të parë, të dytë dhe të tretë për ata që nuk e kanë marrë ende. Gazeta mëson se do të përfundojë dhënia e këstit të parë dhe të dytë, më pas do të nisë shpërndarja e këstit të tretë

Kësti i parë
Ndërkohë Ministria e Financave ka bërë publike listën e 180 trashgimtarëve të cilët duhet të dorëzojnë dokumentat për të përfituar këstin e parë.

“Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”, thotë Ministria e Financave.

ma.me

Next Post
“Qytetari dixhital” i Bashës një hap para atij të Berishës, zbulon “provën e re”…

Mediat në Bruksel kryqëzojnë Bashën: Po bën përpjekje të mbajë Shqipërinë jashtë BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In