• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Deri 12-vjeçe u përdhunova 1700 orë”, rrëfimi tronditës i minorenes ish-skllave seksi

by A R
20/01/2017 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-skllave seksi, që u shit në një rrjet pedofilësh aristokratë belgë, ka rrëfyer për herë të parë pesë vitet e abuzimit.

Anneke Lucas, 53 vjeç, u shit tek rrjeti vrasës i pedofilëve në Belgjikë kur ishte vetëm gjashtë vjeç në vitin 1969.

Duke kujtuar abuzimet, ajo thotë: “Më kanë përdhunuar shumë, shumë, shumë herë”.

“Zakonisht më përdhunonin gjithë natën ose gjatë fndjavës, kam bërë një llogari, më kanë përdhunuar 1700 orë derisa kam mbushur 12 vjeç”.

“Fillimisht më dërgoi në këtë rrjet pedofilësh një grua që punonte si pastruese për mamanë time. Ajo dhe i shoqi më morën për një fundjavë, që të kujdeseshin për mua. Ishte i shoqi që më dërgoi në këtë rrjet pedofilësh”.

“Më vonë u përfshi edhe mamaja ime. Ajo nuk ka qenë kurrë një mama. Ishte një grua e sëmurë dhe një psikopate”.

Kur ishte rreth gjashtë vjeç, atë e dërguan në një orgji për herë të parë në një kështjellë.

Ishte një shfaqje sadomazokizmi, e lidhur me një kollare qeni dhe e detyruar për të ngrënë jashtëqitje njerëzore.

“Pas kësaj më lanë aty përtokë si një objekt i thyer, u ndjeva kaq e poshtëruar”.

“Në orgji kishte shumë alkool dhe drogë. Fëmijët ishin një mall, malli më i vlerësuar në atë festë”.

“Asnjë fëmijë nuk e meriton atë që kam kaluar unë”.

“Duhet të përdhunohesha pasi ishte gjithmonë rreziku se do më vrisnin”.

“Kanë vrarë fëmijë. Djemtë torturoheshin më shpesh, por vajzat vriteshin”.

“Vrasjet nuk ishin gjithmonë të fshehta dhe mbaj mend se njëherë kam parë një trup”.

“Isha një vajzë e turpshme dhe kisha pak miq në shkollë. Kur kthehesha në shtëpi, prindërit e mi silleshin sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

“Njëherë tek rrjeti më lidhën me një rrip që ishte me gjak fëmijësh”.

“Një burrë i detyronte pesë fëmijë që të më lëndonin. Ishte pjesë e indoktrinimit”.

“Tortura zgjati për disa orë. Më fikën një cigare në krah. Trupin e kisha plot shenja”.

“Kur më torturonin, nisa të mos kisha dhimbje. Ishte trupi që nuk reagonte në gjendje të traumatizuar”.

Një nga torturuesit e saj bëri marrëveshje me një politikan, që ajo të punonte për të.

Ky ishte momenti kur ajo shpëtoi.

Torturuesi i saj ishte një nga avokatët në gjyqin ndaj rrjetit të pedofilëve belgë.

Vetëm Marc Dutroux u dënua prej tyre me burgim të përjetshëm.

Pak më vonë, Lucas u largua nga shtëpia dhe nisi të jetonte me një 30-vjeçar.

Shumë shpejt edhe ai nisi ta shesë për seks.

Lucas u largua prej tij dhe nisi të jetonte sa në Londër, Paris e Los Angeles.

Tani jeton në Nju Jork.

Ajo ka një vajzë 15-vjeçare.

“Do doja të mos më kishte ndodhur kurrë kjo gjë, por e rëndësishme është që të flasim dhe të ngremë zërin” thotë ajo raporton Expres. “Vajza ime më pyeti se përse nuk e njeh gjyshen e saj dhe unë i thashë se ajo nuk është person i sigurt”./a.m.

Next Post
Mbledhja/ KLD shpall disa vende vakante në gjyqësor, miratohen disa akte vlerësimi

LISTA ME EMRAT/ KLD emëron 8 gjyqtarë të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In