Një person u arrestua pasi 20 kilogramë amfetaminë metil u dërguan në adresën e gabuar, njoftoi sot policia australiane.
Pakoja, me vlerë 10 milionë dollarë australianë, u dërgua në adresën e një çifti të moshuarish, të cilët u tronditën kur hapën pakon.
Policia e Viktorias tha se ajo ishte thirrur nga çifti, pas zbulimit të pakos që përmbante pluhur të bardhë, të cilat zyrtarët më vonë e identifikuan si metilfenamin, e njohur edhe si akulli.
Policia bëri kontrolle të mëtejshme në një banesë në periferinë veriore të Melburnit, ku gjeti edhe 20 kilogramë të tjera drogë.
Një 21-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për trafik droge.
/a.rada