• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dërgoi në DASH informacione për mua, ta përmbysim”/ Berisha: Rama përdori Sorosin e zyrtarin e FBI e për të më shpallur ‘non grata’

by Java News
03/02/2023 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën se ka përdorur filantropin George Soros dhe zyrtarë të FBI-së për ta shpallur non-grata.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha u shpreh se Rama dërgoi në SHBA, raporte të strukturës antikorrupsion në Shipëri, që sipas ish-kryeministrit, nuk ishin bërë publike më parë.

Kryetari i PD-së tha se largimi i Ramës është e domosdoshme për të rikthyer demokracinë në vend.

Berisha: Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, tani ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti, që urren kundërshtarin njësoj si i ati i tij xhelat, njësoj si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi puti në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI-në dhe të tjerë, për të shpallur non-grata Sali Berisha. Vetë DASH thotë se bazë në këtë vendim kanë qenë edhe aktet, raportet e kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare.

Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri që s’i ka lexuar, përveç duarve të zeza të atyre që i kanë dërguar. Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet, është mënyra më armiqësore, më amorale dhe kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë, është një akt që tejkalon çdo imagjinatë të përdorimit të korrupsionit ndërkombëtar në luftë kundër një opozite.

Më tragjike bëhet kjo kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafiozë dhe të pakorruptuar nuk ka. E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve. E theksova këtë për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, i këtij bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, pluralizmit, demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. S’mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë.

Unë ju garantoj ju, se po të studioni qëndrimin e tij në Parlament, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike. Ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin. Aty ka një marionetë, që zbaton verbërisht urdhrat e tij. Në një kurth të turpshëm, përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat 4 deputetë nga grupi.

Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi, nuk përjashton asnjë formë përjashtimi për deputetin. S’ka ndonjë vlerë numërimi, por betimi ynë për t’i qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu. Për të gjithë ata që duan demokracinë, për të gjithë ata që besojnë se jeta duhet të ndërtohet në këtë vend, për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria është me potenciale të jashtëzakonshme, duhet të ngrihemi sot ose kurrë për përmbysjen e tij./m.j

Next Post
Mbi 6 orë pa lëvizur, kush janë banorët e skualifikuar nga loja për të fituar sfidën prej 2500 eurosh

Mbi 6 orë pa lëvizur, kush janë banorët e skualifikuar nga loja për të fituar sfidën prej 2500 eurosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In