Këto që do të shihni janë pamje tepër shqetësuese. Në të shfaqet një djalosh i cili është dërguar nga xhihadistët të kryejë vetëvrasje.
Video e postuar nga Daily Mail është xhiruar në Siri, ku djaloshi nga Uzbekistani, Jafar al-Tayyar, dërgohet nga militantët islamikë në misionin vetëvrasës.
Msioni i tij ishte që të hedhë në erë një mjet të blinduar, të mbushur me eksplozivë. Djali që nuk i ka as 17 vjeç nis të qajë teksa bëhet gati për vetëflijim. Shokët i afrohen dhe e përqafojnë dhe e hipin në makinën e blinduar.
Më pas në video tregohet sesi ai e hedh veten në erë dhe në vendin ku shpërthen fillimisht merr trajtë një tym i madh në formë kërpudhe si në shpërthimet bërthamore.









