• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Derë me derë pranë familjeve në nevojë, Veliaj shpërndan ndihma tek Njësia 10: Respektoni udhëzimet

by Java News
10/04/2020 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijoi edhe sot shpërndarjen e pakove ushqimore derë më derë për të moshuarit dhe familjet në nevojë. Kryebashkiaku Veliaj ishte i pranishëm në familjet e Mitat Likës, Vladimir Baxhisë dhe Afroviti Lamanit në njësinë 10, pranë zonës së Myslim Shyrit, ku numri i të moshuarve të vetmuar është i lartë.

Kreu i Bashkisë u kërkoi banorëve që të vijojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve, ndërsa i garantoi se ndihma nuk do të mungojë.

“Të hënën tregu do të jetë i hapur, ndaj nuk ka nevojë të blejmë nesër sikur është Viti i Ri, as të dyndemi në një vend. Kjo është edhe punë mentaliteti; ne mund të vëmë polici, ushtri, blinda, por në finale njerëzit duhet të kuptojnë se do të ketë prapë ushqime. Duhet t’i informojmë njerëzit se kjo nuk zgjidhet me ushtri, por do edhe pak mentalitet. Bli sa ke nevojë për një ditë e gjysmë. Do jetë i hapur prapë tregu të hënën. Sepse një pjesë e madhe mendojnë se do vijë qameti”, tha ai.

“Nuk kemi gabuar që të kemi zgjedhur kryetar. Ke urbanizuar gjithë fshatrat rreth e rreth Tiranës, u ke dhënë mundësi që, edhe ato produkte që prodhojnë, t’i bien këtu në mëngjes e t’i shesin. Bravo të qoftë!”, u shpreh një prej të moshuarve të kësaj njësie.

Nisur nga interesi tepër i madh i banorëve të njësisë për parkun Rinia, i cili është transformuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, Veliaj nënvizoi se hapja e tij do të bëhet në një moment të dytë, pasi të kalojë kjo periudhë.

Duke i siguruar se të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti do të rindërtohen, Veliaj bëri me dije se kontenierët që përdoren si banesa të përkohshme do të ruhen në magazine për çdo nevojë në të ardhmen. Një vëmendje të posaçme këto ditë i është kushtuar edhe atyre familjeve që janë në nevojë dhe të papunë për momentin. Sikurse familja Shquti në njësinë 10 që mori pako me ndihma nga kryebashkiaku Veliaj, grupet e punës vijojnë çdo ditë shpërndarjen e pakove ushqimore. Vetëm në njësinë 10 janë rreth 500 familje që janë asistuar në këtë periudhë.

Next Post
Kur dhe si do të përfundojë pandemia e koronavirusit?

Paralajmërimi i mjekut shqiptar: “Cunami” koronavirus do ketë edhe dy valë më të lehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In