Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Europa League, ku kanë dalë çifte vërtetë interesante.
Portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, do të përballet me mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, pasi shorti ka vënë përballë Lazion me Salzburgun në çerekfinale.
Ndërkohë Atletico Madrid përballet me Sportingun e Lisbonës, Leipzig me Marsejën ndërsa Arsenali me CSKA-në e Moskës.
Gjitha ndeshjet çerekfinale:
Lazio vs Salzburg
Atlético vs Sporting Lisbona
Arsenal vs CSKA Moskva
Leipzig vs Marseille
/a.m.











