Të mërkurën do të luhet dhe derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një ndeshje që pritet me mjaft interes pasi mund të vendos shume për titullin kampion.
Prej afro 3 ditësh kanë nisur shitja e biletave dhe deri me tani janë shitur plot 11.700 bileta. Sigurisht nëse vijon me ritme të tilla pritet që impianti “Air Albania” të jetë me kapacitet të plotë nga tifozët dhe spektakli do të jetë i garantuar.
Derbi i kryeqytetit mund të vendosë shumë për fatet e kampionatit pasi aktualisht bardheblutë kryesojnë Superioren me 59 pikë, të ndjekur me 2 pikë më pak nga të kuqtë.
/a.r