• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja socialiste: Negociatat rrezikohen nga opozita

by A R
19/02/2019 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi deklaroi pasditen e së martës se historia shqiptare nuk ka njohur ndonjëherë djegie mandatesh ndërsa tha se opozita po krijon tensione politike.

E ftuar në një studio televizive, Ekonomi sqaroi se mandati shkon përtej përfaqësimit politik pasi votat shprehin vullnetin e qytetarëve.

“Nuk ka në historinë shqiptare djegie mandatesh. Mandati është një veprim personal.
Duke pasur parasysh që është mandat personal, mandati vërtet vjen nga një forcë politike ama ke marrë përsipër që të përfaqësosh atë popullin që të ka dhënë mandatin. Ata që ne e quajmë gjithmonë sovrani. Sovrani i një territori të ka dhënë ty të drejtën që ta përfaqësosh në parlament. Dhe e drejta e mospërfaqësimit nuk është më një e drejtë personale, është një e drejtë që duhet menduar prandaj në historinë tonë parlamentare e drejta e mospërfaqësimit mund të njihet si një moment ekstrem, por jo të heqësh dorë nga mandati sepse mendon që kjo është zgjidhja. Kjo nuk është zgjidhja”, -tha Ekonomi.

E pyetur nëse mazhoranca ka një zgjidhje për këtë situatë, deputetja e PS-së e konsideroi një rast të përsëritur nga ana e opozitës, pasi sipas, aksionet e nisura prej tyre nuk kanë përfunduar asnjëherë me sukses. Ajo solli në vëmendje rastin e zgjedhjeve në 2017, ku tha se kauza e opozitës nuk qëndron pasi ata vetë i njohën zgjedhjet.

“Ajo që unë mendoj se është e drejtë e mazhorancës për të menduar është në fakt se çfarë ka ndodhur dhe pse kërkohet kjo. Kjo kërkohet pikërisht në një moment kur unë shikoj që aksioni politik i opozitës, është një aksion që sa herë fillon nuk përfundon asnjëherë me sukses. Kauzat e opozitës në përgjithësi sa herë janë ngritur nuk kanë pasur asnjëherë rezultat, kanë qenë kauza politike jo rezultative. Në këtë moment është kjo gjë që ne shikojmë në perkorsin e vitit 2017 e këtej por kemi edhe një moment tjetër që është momenti i vitit 2017 kur për arsye që zoti Basha kërkonte që të bëheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme, ai mori në drejtimin e tij disa institucione shumë të rëndësishme të vendit. Të mos harrojmë që në 2017, në një rast të paprecedent në një vend demokratik, ai drejtoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtoi pozicionin e zv/kryeministrit, pati ministrinë e Brendshme në dorë, pesë ministri dhe shumë institucione të tjera të rëndësishme. U krye procesi zgjedhor dhe si asnjëherë tjetër ne morëm disa vlerësime për zgjedhjet edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vetë por edhe nga OSBE që këto ishin zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme bërë ndonjëherë në Shqipëri. Rasti tani është një rast që nuk përkon fare me momentin historik që po kalon Shqipëria. Ai moment atje ishte moment historik ku ne për arsye të negociatave ramë dakort që të bëheshin këto lloj zgjidhjesh për t’u pranuar rezultati. Rezultati u pranua si nga KQZ që drejtohej nga PD dhe nga OSBE. Është shumë vonë, pas dy vjetësh që Partia Demokratike të kujtohet që rezultati i zgjedhjeve ishte një rezultat joefektiv, i rremë, jo i vërtetë. Kështu që nuk ka bazë kjo teori e rezultatit të zgjedhjeve”, -theksoi ajo.

Sipas Ekonomit, opozita po rrezikon negociatat e Shqipërisë për rrugëtimin europian.

“Ajo që po ndodh është përsëritje e vazhdueshme. Ne jemi përpara një situate kur negociatat janë shumë të rëndësishme. Jemi përpara një situate kur duhet të tregojmë një pjekuri politike dhe pjekuria politike tregohet në parlament, tregohet nëpërmjet dialogut dhe ballafaqimit të ideve ndërkohë që ajo gjë që bie në sy me ballafaqimin e ideve deri tani ka qenë e munguar sepse opozita më shumë ka bojkotuar sesa ka marrë pjesë në parlament”, -tha deputetja.

/a.rada

Next Post
Largimi i emigrantëve, euro forcon pozitat ndaj lekut

Kursi, Euro e qëndrueshme në këmbim me Lekun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In