• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja Mehmetaj: Petrit Vasili kryeministri i duhur për Shqipërinë

by Java News
20/05/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputetja Kejdi Mehmetaj është shprehur e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të shpallet fituese në zgjedhjet e 25 qershorit.

“LSI nuk është një parti e vogël, kemi dyfishim të rezultatit tonë, jemi të sigurt që LSI do të dalë forcë e parë”, tha për Report Tv Kejdi Mehmetaj.

Sipas saj, LSI do të dalë forcë e parë, pasi vendi është lodhur duke pasur kryeministra arrogantë, kokëfortë dhe se ka ardhur koha që ato të zëvendësohen me një figurë politike si Petrit Vasili.

“Vasili është e vetmja figurë serioze për të qenë kryeministër. Vendi nuk ka nevojë për figura politike arrogantë, kokëfortë por si Vasili të qetë e seriozë”, tha Mehmetaj.

E ftuar në studion e Report Tv, deputetja e LSI ka komentuar edhe mundësinë për një koalicion të mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve. Mehmetaj u shpreh se ky koalicion i mundshëm i cili po përflitet kohët e fundit nuk e komplekson LSI, duke u shprehur se për ta nuk ka shumë rëndësi se cila do të jetë qeveria e ardhshme.

“S’ka rëndësi si do jetë qeveria e ardhshme, e rëndësishme është procesi zgjedhor sipas standardeve. Nuk na komplekson një koalicion PD-PS, unë u them që duhet të dalin në terren më shumë, të njihen me njerëzit”, tha Mehmetaj.

Për sa i përket marrëveshjes Rama- Basha të arritur dy ditë më parë, deputetja e LSI është shprehur se nëpërmjet saj të gjithë mund të shohin qartë se cilat kanë qenë interesat e vërteta të protestës së opozitës. Ajo tha se mbetet për t’u parë nëse në ato 7 ditë që janë shtyrë zgjedhjet, do të mjaftojnë për të realizuar kauzat që kërkonte PD.

“Më në fund të gjithë mund të shohim qartazi se cilat janë interesat vetjake që janë luajtur. Shpresoj ajo një javë që është shtuar të shërbejë për të luftuar për të arrirë ato kauzat që PD kërkonte. Është një kohë e mirë që të gjitha partitë do të futen në garë”, u shpreh Mehmetaj.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Edi Paloka: Ja cili ishte kurthi i Ramës për Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In