Duda Balje është ndër politikanet më të komentuara në Kosovë. Ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj dhe stilin e veçantë.
Së fundmi për bukurinë e saj kanë shkruar edhe mediat gjermane. Kështu, ‘Kosmo’, gazetë gjeramne e ka cilësuar Duden ndër politikanet më të bukura në Ballkan, ndërsa i ka kushtuar asaj një artikull.
“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan”.
“Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon artikulli. /l.m