Deputetja: Kemi video me seks dhe afera të ministrave
Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska në një emision televiziv në Maqedoni, nxori një bombë të vërtet, por kësaj here pa publikuar dëshmi materiale. Ajo theksoi se si parti posedojnë edhe me video incizime për seks-afera të ministrave të VMRO-DPMNE-së.
“Kemi incizime nga seks-afera të ministrave dhe udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së, por nuk i publikuam sepse duam lojë korrekte!”, citohet të ketë thënë ajo.









