• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Deputetja gjermane në P.E. von Cramon-Taubadel: Kosovës duhet t’i hiqen vizat

by Java News
08/03/2020 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, thotë se institucioni legjislativ i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, që është deputete e Grupit të të Gjelbërve në PE, thotë se barra, megjithatë, tash më së shumti bie tek Berlini. Ajo kujton se Gjermania nga 1 korriku i këtij viti merr përsipër Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, prandaj ajo shpreson se kancelarja Angela Merkel do ta shfrytëzojë këtë rast që ta heqë regjimin e vizave për kosovarët në zonën Schengen.

“Në Parlamentin Evropian, veçanërisht ne në Grupin e të Gjelbërve, jemi të vetëdijshëm që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike të kërkuara. Prandaj, i takon Këshillit – e këtu më së shumti Berlinit – që të heqë regjimin e vizave. Kjo pa dyshim është koha e duhur për ta hequr këtë regjim vizash në kohën kur Gjermania do të drejtojë Këshillin e BE-së nga 1 korriku 2020 e tutje. Shpresoj që zonja Angela Merkel më në fund ta shfrytëzojë këtë mundësi”, tha von Cramon për koha.net.

Deputetja gjermane, e cila ishte edhe kryesuese e Misionit mbikëqyrës të Bashkimit Evropian në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të mbajtura në Kosovë, thotë se “gjithçka mbetet në duar të Këshillit, e jo të Qeverisë së Kosovës”.

“Kosovarët bënë gjithçka që iu kërkua. Janë përmbushur të gjitha kërkesat dhe standardet, pra kosovarët i bënë detyrat e shtëpisë. Është vetëm Këshilli, qeveritë e shteteve anëtare të cilat nuk kanë dhënë dritën e gjelbër. Por ne duhet ta sqarojmë: është koha e tyre që tash të vendosin, e jo Qeveria e Kosovës”, tha Viola von Cramon, duke shtuar se “çdo ditë që kalon pa një vendim për liberalizim, është sinjal i gabuar”.

Vlen të theksohet se përderisa Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën, Këshilli i Ministrave i BE-së ende nuk e ka bërë këtë, për shkak se disa nga vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se Kosova nuk e ka përmbushur kriterin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Anëtarja e PE-së tutje thotë se është e padrejtë për kosovarët, që pavarësisht se i plotësuan kriteret e nevojshme, të vazhdojnë të mbahen peng i liberalizimit.

“Kosovarëve duhet t’iu hiqen vizat. Pikë! Kosovarët i plotësuan të gjitha kriteret e kërkuara, çka tjetër duhet të bëjnë? S’është aspak e drejtë t’i ndryshosh rregullat në mes të lojës! Dhe me të vërtetë ka një mirëkuptim në Parlamentin Evropian për këtë çështje: të gjithë pajtohemi se regjimet pa viza bazohen në kritere të caktuara teknike, dhe jo në vullnetin e Këshillit. Sapo vendi të jetë gati teknikisht, kjo s’varet më nga vendimi. Në këtë rast, Këshilli po e shtyn vendimin tash një vit e gjysmë”.

“E them me optimizëm të matur: ka presion të madh për shumë vende anëtare për të ecur përpara me integrimin e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, hapi më i rëndësishëm do të ishte fillimi i negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për t’i dhënë sinjal pozitiv Kosovës – pra heqja e vizave duhet të jetë mundësi e shkëlqyeshme për të dyja palët”, shtoi tutje ajo.

Franca dhe Holanda, ndër tjera, mbeten shumë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

E pyetur se pse, nga informacionet që ajo ka, e kundërshtojnë këto shtete kaq shumë liberalizimin, ajo thotë se ka dëgjuar se fluksi i madh i emigrantëve të paligjshëm e azilkërkuesit i frikësojnë ata.

“Është e vështirë edhe për mua t’i kuptoj, sinqerisht. S’jam e sigurt nëse e kuptojnë se reputacioni ynë është në rrezik. Kam dëgjuar thashetheme se ata kanë frikë nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm që punojnë dhe nga ata që kërkojnë azil pa ndonjë arsye të fortë. Por, nëse ky është problemi i tyre, atëherë nuk është faji i Kosovës. Nëse autoritetet e tyre nuk mund të merren me punëtorë të paligjshëm dhe të zbatojnë rregulloret e tyre, pse atëherë i ndëshkojnë qytetarët e zakonshëm që duan të udhëtojnë, punojnë, vizitojnë ose jetojnë në vendet tjera të BE-së në mënyrë të ligjshme?”, u shpreh në fund të intervistës von Cramon.

Më 6 dhe 7 maj të këtij viti, në Zagreb do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet që çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës të jetë një nga pikat që do të diskutohen.

Gjatë muajit të kaluar, në Munih u mbajt Konferenca e Sigurisë ku morën pjesë liderë bote. Aty i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku mes tjerësh, kishte takuar edhe homologun e tij kroat, Andrej Pllenkoviq, i cili i kishte thënë Kurtit se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën të afrohet me BE-në, sikurse edhe për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës./Koha

Next Post
Zv/Ministri Lamallari: Kundër pasurive të krimit të organizuar, Akti Normativ mbron ekonominë e ligjshme

Zv/Ministri Lamallari: Kundër pasurive të krimit të organizuar, Akti Normativ mbron ekonominë e ligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In