Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, konsideron se sjellja e kryetarit të Kuvendit është më e pranusheme sesa ato të koleges së saj nga VV-ja, Albulena Haxhiu.
Sipas saj, sjellja e Veselit është e falshme pasi meshkujt edhe njihen për sjelle të tilla. “Ma randë me ka ardhë prej sjelljes së Albulenës.
Sjelljet e zonjës Haxhiu janë krejtësisht të pa pranueshme”, ka deklaruar Gaxherri në “InfoMagazine”, transmeton Gazeta Express. “Të bërtasin si kafshë në kuvend duke thirrur “kriminel” është e pa arsyeshme”, ka thënë tutje deputetja e LDK-së.
Tutje, deputetja Gaxheri, është shprehur shumë e kënaqur se LDK-ja dhe kryetari i saj, Isa Mustafa, kanë zgjedhur për partner koalicioni PDK-në, e është shkëputur nga LVV-ja.