• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PS: Opozita po bën lojë të rrezikshme për të fituar pushtet

by A R
19/02/2019 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati është shprehur se vendimi i opozitës për djegien e mandateve është më shumë një lojë për të fituar pushtet më lehtë seç janë mekanizmat demokratikë.

Gjatë një interviste televizive dhënë mbrëmjen e sotme, deputetja sqaroi se ky vendim është i pamaturuar politikisht dhe përbën rrezik, pasi problematikat e qytetarëve do të mbeten të paadresuara.

“Është një post i cili është i qytetarëve dhe vendime të tilla, përveçse në gjykimin tim, janë të pamaturuara politikisht, dhe janë të rrezikshme për vetë ata që vendosin të japin dorëheqje nga mandati. Kjo është një çështje e atyre që vendosin dhe ne nuk mund të mbushim mendjen dikujt që do të vrasë veten. Ama nga ana tjetër janë të rrezikshme, sepse interesi i publikut do të ngelet i paadresuar në nismat që ndërmerren”, – tha ajo.

Më tej, deputetja Ferhati theksoi se vendimi për djegien e mandateve, si dhe bojkoti nga ana e opozitës ka penguar Reformën Zgjedhore.

“Të gjithë flasim që dëmtohet imazhi i Shqipërisë në sytë e botës, cenohet interesi publik, por pa dhënë shembullin konkret. Mungesa e opozitës për kaq shumë kohë në Kuvend ka sjellë pengesën e Reformës Zgjedhore. A është Reforma Zgjedhore dhe kodi i ri elektoral, që po përpiqemi ta bëjmë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, një prej atyre elementeve le të themi të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri, një parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të gjithë? Gjithë ky bojkot i opozitës, fakt që ka ndodhur për kaq shumë muaj, ka bërë që kjo reformë ngeli në vendnumëro. Ky është një nga ato rastet që tregon që bojkoti, ajo politikë e mospjesëmarrjes, apo po të shkojmë më tej, një opozitë jokonstruktive që përdor skenare trazirash e kaosi, janë të gjitha çështje që pengojnë reformat e vendit. Jo vetëm i prishin punë subjektit politik, jo vetëm prishin imazhin, por pengojnë reformat që e çojnë vendin përpara që nuk bëhen dot vetëm me një forcë politike”, – u shpreh Ferhati.

Sipas saj, vendimi i opozitës për djegie mandatesh është më shumë një lojë për të fituar pushtet më lehtë seç janë mekanizmat demokratikë, sesa për të ushqyer më të mirën për interesin publik.

/a.rada

Next Post
Aksidentohen dy makina te Ura Vajgurore, plagosen tre persona

Përgjaket Lezhë-Milot, makina përplas këmbësoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In