• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD-së: Nga ne s’do ketë dhunë, protestuesit donin të hynin në Parlament

by Java News
14/02/2023 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka treguar se gjatë protestës së djeshme, demokratët dhe qytetarët e pranishëm donin të futeshin brenda Parlamentit.

Sipas saj, ata kanë tentuar disa herë të çanin kordonin e policisë, por nuk mundën. Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Vokshi deklaroi se është përdorur spraj nga ana e policisë për të zbrapsur protestuesit.

Vokshi: Ne përfaqësojmë jo 750 mijë votat e opozitës, ne përfaqësojmë gjithë qytetarët që Rama i ka braktisur. Skema me McGonigal tregon si ka vepruar Rama për të ndenjur në pushtet. Duke shkelur kushtetutën dhe rregulloren përditë. Për fatin tonë të keq legjislativi është kthyer në vegël të Ramës për të kaluar ligjet që i interesojnë Ramës dhe miqve të tij. Ky është një akt i rëndë të heqësh fjalën e përfaqësuesve të popullit në parlament, ky është putinizëm. Çdo qytetar sot duhet të protestojë, jo për PD-në por për të drejtat e veta. Mua më mohohet e drejta e fjalës kur Lindita Nikolla më përjashton në shkelje të kushtetutës. Nikolla do mbajë përgjegjësi.

Ramës nuk i dolën kombëtarët dhe ka kaq vite që po ble dhe ndërkombëtarët për përfitimet e veta. Tani po mundohet të mbajë peng edhe logon e vulën e PD_së me një grup të vogël njerëzish. Pse kërkon që të mohojë të drejtën tonë për t’u regjistruar, sepse ka frikë. Edhe Enveri do ua kishte zili mënyrën se si këta mendojnë.

Sot kanë bërë një pretendim tjetër për përjashtimin e 4 deputetëve të tjerë. Dje kishte urdhëruar gardën që të mos na lejonin të hynim në parlament. Jemi bllokuar në një akt anti-kushtetues për të hyrë në parlament sepse Edi Rama ka frikë nga fjala e lirë. Mezi i kemi mbajtur protestuesit sepse ishin të zemëruar. Ishim duke i përmbajtur. Qytetarët kërkonin të hynin në parlament dhe të thyenin kordonin e policisë, ne nuk jemi për dhunë. Jemi shtypur, jemi shtyrë, na kanë goditur, na kanë hedhur spraj, unë i kam këmbët e nxira. Pas këtij provokimi të Ramës ne jemi përpjekur të mbanim turmën që kërkonte me çdo kusht të hynte në parlament. Nuk do ketë dhunë nga ne.

Berisha e ka çuar non-gratën në gjykatë ndërkombëtare, është provuar që ajo ka qenë e lobuar. Qytetarët janë të bindur që Rama është kryeministri më i korruptuar. Është çështje e pluralizmit në këtë rast, kauza është përtej demokracisë, është për rrëzimin e këtij regjimi. Prandaj Sali Berisha futi primaret siç e premtoi, pra vota përzgjidhte kandidatët tanë. Ka një vendim të marrë në 25 mars, aty është vula, statuti, logoja e PD-së që me urdhër të Edi Ramës nuk po zbatohet, nuk e cakton asgjë gjyqtar se kush është Partia Demokratike.

KQZ e ka krejt të thjeshtë. Kemi bashkangjitur vendimin e gjykatës, janë dokumente të mjaftueshme që të bëhet regjistrimi i PD-së për zgjedhjet. Berisha është shumë demokrat në mbledhje, thotë që të japim mendime në mbledhje dhe në fund votuam për protestën e radhës.

 

Next Post
Masakra në Parkun Kombëtar të Tomorrit/ “Barbarët” nuk ndalen pa rrafshuar malin

Masakra në Parkun Kombëtar të Tomorrit/ “Barbarët” nuk ndalen pa rrafshuar malin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In