• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD propozon ndryshime në buxhet: 600 mln lekë për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

by A R
22/11/2023 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja dhe njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Shëndetësinë, Zheni Gjergji, ka depozituar sot një amendament për buxhetin e vitit 2024, ku propozon që të caktohet një fond prej 600 milionë lekë, si mbështetje për gratë që vuajnë nga pasojat e kancerit të gjirit.

Kjo shumë do të ndihmonte sipas saj gratë për të rikuperuar pasojat dhe do të shërbente për ringritjen e tyre sado pak emocionalisht, duke bërë të mundur mbulimin e shpenzimeve për paruket dhe protezën e gjirit.

Sipas saj, amendamenti në fjalë u gjendet afër shumë grave që përveç dramës shëndetësore, nuk kanë mundësitë ekonomike për të rimarrë veten e për t’u rimëkëmbur fizikisht, çka ndikon thellë në dinjitetin e jetën e tyre.

PROPOZIM PËR AMENDAMENT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Drejtuar: Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Bazuar në nenin 75, pika 4 e Rregullores së Kuvendit, paraqes amendamentin e mëposhtëm në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024” në variantin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave:

Të parashikohet një shtesë fondi në shumën 600 milionë lekë për rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe në trajtim mjekësor për kancerin e gjirit (artikulli 604).

DEPUTETI PROPOZUES

Argumentimi për amendamentin e propozuar në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”

Sëmundjet nga kanceri, që prekin gratë në Shqipëri, po njohin rritje nga viti në vit. Po ashtu, sipas të dhënave nga INSTAT, humbja e jetës nga sëmundshmëri onkologjike është ndër shkaqet kryesore për gratë. Numri i grave me sëmundjet tumorale të gjirit është disa herë më i lartë se sa ai që diagnostikohet, kjo për shkak të shumë arsyeve që rrjedhin nga mungesa e aksesimit në çdo komunitet të mamografisë, por dhe barrierave sociale e kulturore ende të shfaqura në shoqërinë tonë.
Ndaj, për çdo grua, që diagnostikohet me kancer gjiri dhe nis trajtimin mjekësor me kemioterapi, përveç rrezikut madhor dhe tragjik për humbjen e jetës, lindin vështirësi të tjera që lidhen me nevojën për t’u ndjerë sërisht grua me dinjitet. Aplikimi i parukes, apo dhe aplikimi i një proteze për rikonstruksionin anatomik të gjirit është një e drejtë për t’u ndjerë përsëri grua dhe femër me dinjitet. Megjithatë, kostot e larta që lidhen me qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e materialeve që përdoren për këto dy elemente thelbësore, ia pamundësojnë shumë grave në Shqipëri. Kostoja për një paruke dhe rikonstruksion me protezë të gjirit, së bashku arrijnë një vlerë mesatare prej 200,000 lekësh.
Nisur nga kjo, propozoj sigurimin e një zëri të veçantë për ofrimin e parukes dhe rekonstruksionin e protezës së gjirit për të gjitha gratë që diagnostikohen me kancer të gjirit, të cilat i nënshtrohen mastektomisë dhe kemioterapisë, pasi është përmbushje e një akti social dhe dinjiteti që ka detyrimin shteti t’ua afrojë të gjitha qytetareve. Ky shërbim bazë kontribuon drejtëpërdrejtë në zvogëlimin emocional të sëmundjes dhe integrim më të shpejtë e dinjitoz të pacientes në jetën e përditshme. Motivimi dhe mbështetja emocionale janë elementë të rëndësishëm në efektshmërinë e trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Prandaj, propozoj që në artikullin 604 të parashikohet një shtesë fondi në shumën 600 milionë lekë për rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe në trajtim mjekësor për kancerin e gjirit.

Next Post
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Festat e 28-29 nëntorit, edhe e hëna pushim për administratën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In